Page 15 - Demo
P. 15
13ANTROPOMETRIA DHE MOTORIKA TEMA 2Forca statike – Qëndrim i kapur në varje, me krahë të mbledhur, mjekra sipër shufrës metalike, trupi i lëshuar dhe i shtrirë; qëllimi është që të qëndrohet sa më gjatë në atë pozitë. Qëndrueshmëria – Lidheni një monitor të rrahjeve të zemrës në krah (ose orë inteligjente) dhe vraponi për të paktën 30 minuta me një intensitet të qëndrueshëm dhe të moderuar. Kur të keni arritur në gjysmën e vrapimit, shtypni butonin në monitorin e rrahjeve të zemrës. Pas përfundimit të vrapimit, krahasoni rrahjet mesatare të zemrës për gjysmën e parë të stërvitjes me rrahjet e zemrës për gjysmën e dytë. Rrahjet e zemrës në gjysmën e dytë nuk duhet të jenë më shumë se 5 për qind më të larta se ato në gjysmën e parë.Fleksibiliteti – Përkulje e thellë e trupit para. Nxënësi/ja i mban këmbët të bashkuara teksa qëndron në skaj të bankës, pranë dërrasës centimetrike dhe me shuplakat njëra mbi tjetrën, fillon në mënyrë graduale përkuljen e trupit para, duke rrëshqitur me gishtërinjtë e shuplakave nëpër dërrasë sa më poshtë që të jetë e mundur.Koordinimi – Kapni një top tenisi me dorën e djathtë dhe largohuni 2 metra nga muri. Hidheni topin në mur dhe kapeni me dorën e majtë. Vazhdoni kështu për 30 sekonda, duke e hedhur topin me dorën e majtë dhe duke e kapur me të djathtën. Mbani shënim numrin e herëve që kapni topin.Shpejtësia – Testi kryhet në një distancë të caktuar deri në 40 metra. Nxënësi/ja vendoset nga starti i lartë pas vijës së startit. Pas shenjës që merr nga mësuesi, nxënësi/ja fillon të vrapojë me shpejtësi maksimale deri në cak (finish). Koha matet me kronometër.Tabelë për matjen e zhvillimit motorik(shkruani dhe ruani të dhënat e zhvillimit tuaj fizik gjatë vitit shkollor)Matjet fillestare(Në fillim të vitit shkollor)Matjet finale(Në fund të vitit shkollor)Shpejtësi maksimale 60 metra Shpejtësi maksimale 60 metraForca e muskujve të barkut Forca e muskujve të barkutForca e muskujve të shpinës Forca e muskujve të shpinësPërkulje mbi duar Përkulje mbi duarFleksibiliteti FleksibilitetiKërcim në lartësi Kërcim në lartësiKërcim në gjatësi Kërcim në gjatësi 1. Testoni forcën eksplozive.2. Testoni qëndrueshmërinë.3. Testoni koordinimin.Aktivitet

