Page 17 - Demo
P. 17
153.1 FutbolliFutbolli është një ndër sportet më të popullarizuara në botë për nga numri i pjesëmarrësve dhe i spektatorëve. Ai hyn në grupin e sporteve kolektive, ku dy ekipe luajnë kundër njëri-tjetrit për të shënuar gol. Zakonisht, të dyja skuadrat kanë nga 11 lojtarë në pozicione të ndryshme në fushë. Synimi kryesor i secilit lojtar është që mos të pranojë gol nga ana e kundërshtarit. Është një lojë strategjike, që kërkon aftësi dhe këmbëngulje. Gjithashtu, lojtarët luftojnë për të marrë topin nga ekipet kundërshtare, në përpjekjen e përgjithshme për të shënuar një gol për veten e tyre. Futbolli zhvillon të gjitha veçoritë motorike dhe sociale te të gjithë ata që e praktikojnë.Futbolli luhet në nivele të ndryshme, duke përfshirë kampionate të ligave kombëtare, kampionate europiane, si dhe ato botërore.Futbolli është më shumë se sport; është një fenomen global që bashkon njerëzit në të gjithë botën në një pasion të përbashkët për lojën dhe rivalitetin sportiv për 90 minuta dhe, ndonjëherë, deri në 15 minuta shtesë.Udhëheqja e topit (driblimi)Udhëheqja e topit (driblimi) është element themelor në teknikën e futbollit. Driblimi në futboll është një element teknik, i cili i lejon lojtarët të kalojnë kundërshtarët duke përdorur aftësitë e koordinimit të trupit dhe teknikat e tjera. Udhëheqja e topit është element teknik që ndërlidhet edhe me elemente të tjera te teknikave, siç janë goditjet në gol, driblimet, pasimet dhe pranimet e topit. Gjithashtu, driblimi është teknikë komplekse, që kërkon koordinim të mirë trupor, teknikë të shkëlqyer dhe kreativitet në lojë.Lojtarët që janë të zotë ta përdorin këtë element me sukses, kanë mundësi të shkëlqejnë në sulm dhe t’i japin avantazh të madh ekipit të tyre.

