Page 18 - Demo
P. 18
16Topi mund të udhëhiqet me pjesën e brendshme, të jashtme dhe me trinë të plotë të shputës së këmbës. Udhëheqja e topit me pjesën e brendshme ose të jashtme të shputës së këmbës realizohet kur duhet të ndryshohet kahja e lëvizjes. Në këtë mënyrë, topi mund të udhëhiqet edhe në rreth.Pasimi i topitPasimi i topit është element teknik themelor që mund të ekzekutohet me të gjitha pjesët e trupit, përveç duarve. Arti i pasimit është një nga bazat kryesore në lojën e futbollit. Pasimi është mënyrë efektive edhe për mbajtjen dhe posedimin e topit në lojë, prandaj është ndër ushtrimet e para që duhet përvetësuar nga çdo fillestar.Në futboll ka disa lloje pasimesh, por të gjitha hyjnë në kategoritë e pasimeve të gjata, pasimeve të shkurtra, pasimeve me kokë etj. Pasimi i shkurtër është pasim i cili bëhet mes lojtarëve në një distancë të shkurtër. Përdoret për të ruajtur kontrollin e topit dhe për të vazhduar nivelin e lojës në një zonë të ngushtë të fushës.Pasimi i gjatë është pasim i fuqishëm, i cili bëhet për të kaluar topin në një distancë të gjatë në fushë. Përdoret për të shfrytëzuar hapësirën e lirë dhe për të krijuar mundësi për sulm nga distanca të largëta mes lojtarëve.Pasimi me kokë është një pasim i cili bëhet duke përdorur kokën për të drejtuar ose për të përçuar topin në drejtim të bashkëlojtarit. Përdoret shpesh në situata kur topi është lart, në ajër, në mënyrë që të krijohet mundësi për gol apo për të pasuar topin.Mënyra më e shpeshtë e pasimit realizohet me këmbë. Kuptimi i pasimeve dhe praktikimi i tyre janë të rëndësishme për të realizuar një lojë të suksesshme në fushën e futbollit. Në këto distanca, pasimi mund të realizohet me pjesën e brendshme (trinën e brendshme), të jashtme (trinën e jashtme) dhe me tabanin e shputës. Se në cilën mënyrë do të realizohet pasimi i topit, kjo varet nga largësia e bashkëlojtarit, nëdrejtim të kujt duhet të pasohet topi dhe gjithashtu, nga vetë kushtet, të cilat në momentin e duhur, i imponon vetë loja.Mbajtja e topitMbajtja e topit ekzekutohet me pjesë të ndryshme të shputës, si: pjesën e brendshme, të jashtme dhe të sipërme. Gjatë mbajtjes së topit, trupi është në pozitë të natyrshme, hapat janë më të shkurtër dhe shputa është e shtrirë me gishtat poshtë. Është e rëndësishme të kuptojmë se në momentin e mbajtjes së topit, lojtari duhet të jetë me shikim nga topi, por vigjilent edhe ndaj lëvizjeve të kundërshtarit.

