Page 19 - Demo
P. 19
17RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3Goditja e topit në rrjetëGoditja e topit në rrjetë ekzekutohet në disa mënyra. Kjo goditje kërkon saktësi. Gjithashtu, ekzekutohet me trinën e jashtme, të brendshme, të mesme dhe me kokë. Për mënyrën e ekzekutimit të topit, rëndësi të veçantë ka edhe qëndrimi. Trupi duhet të lakohet mbrapa, nëse topi duhet të shkojë lart. Që topi të gjuhet me shpejtësi dhe të lëvizë poshtë, është e rëndësishme që trupi dhe koka të jenë të përkulur para.Goditja e topit në portëGoditja e topit në portë është momenti kulmor në futboll, ku lojtari përpiqet të sulmojë topin për të shënuar një gol. Ky moment kërkon aftësi të veçanta, teknike dhe taktike, dhe është një moment vendimtar në një ndeshje. Goditja në portë ekzekutohet në disa mënyra dhe kërkon saktësi nga ana e lojtarit që sulmon. Gjithashtu ekzekutohet me trinën e jashtme, të brendshme, me trinën e plotë dhe me kokë. Rëndësi të veçantë ka edhe trupi për mënyrën e ekzekutimit të topit. Lojtari që godet në gol duhet të jetë në një pozicion të përshtatshëm për të kryer goditjen. Goditja me pjesën e brendshme të shputës (trinën e brendshme) – ekzekutohet pak anash me hov progresiv – të përshpejtuar. Pesha e trupit është e përkulur nga ana e këmbës në të cilën qëndron, dhe që vendoset pas topit, anash. Hovi i këmbës me të cilën goditet fillon prej kërdhokullës dhe mbaron me shtrirje të fuqishme të nëngjurit.

