Page 20 - Demo
P. 20


                                    18RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 31. Përsëritni elementet teknike.2. Praktikoni teknikën e përsëritur.3. Praktikoni një lojë futbolli me shokët/shoqet e klasës.AktivitetMbrojtja e portës nga portieriPortieri është lojtar shumë i rëndësishëm në ekipin e futbollit, pasi mbron portën dhe ndihmon ekipin të mbrojë rezultatin. Roli kryesor i portierit në futboll është të parandalojë topin të shkojë në portë duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion. Në të njëjtën kohë, portieri ka disa detyra të tjera në fushën e lojës. Ai duhet të japë komandë dhe t’i drejtojë mbrojtësit për të siguruar që ata të jenë në pozicionin e duhur për të parandaluar sulmet e kundërshtarëve. Portieri e mban fushën në një kënd të gjerë vështrimi dhe është në gjendje të reagojë shpejt në situata emergjente.Gjithashtu, portieri ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e sulmeve të ekipit të tij. Organizon lojën duke pasuar topin me këmbë ose me dorë. Kjo mund të ndihmojë në ndërtimin e sulmit dhe të shkaktojë ndonjë situatë të rrezikshme për portën kundërshtare.Ka disa elemente teknike që përdor portieri, por ajo më e rëndësishmja është: Teknika e kapjes së topit - trupi i portierit orientohet në drejtim të topit që vjen, për të krijuar një sipërfaqe më të madhe në çastin e kapjes. Trupi vendoset para, me shikimtopi. Ky qëndrim ndihmon për të shmangur të papriturat gjatë lojës. Zhvendosjet e shpejta bëjnë që portieri të ketë siguri në ndërhyrje. Forca e topit në ardhje duhet të amortizohet nga pjesët e trupit që takon. Krahët mblidhen për të amortizuar topin pas takimit të duarve me topin dhe topi gjithashtu tërhiqet mbrapa. Topi duhet të çohet menjëherë në gjoks për të konsoliduar zotërimin e tij. Shikimi i portierit është gjithmonë nga topi. Në këtë element teknik, pritja bëhet me gishtërinjtë e mëdhenj nga brenda.
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24