Page 21 - Demo
P. 21


                                    193.2 VolejbolliËshtë sport shumë i popullarizuar, me gjithsej 800 milionë lojtarë aktivë në të gjithë botën. Volejbolli hyn në grupin e sporteve kolektive dhe është lojë tërheqëse për të gjithë. Në Kosovë, ky sport ka një traditë shumë të mirë suksesi, ku në vitin 2022, ekipi kombëtar i volejbollit në kategorinë e femrave – U17, u kualifikua për në raundin e dytë kualifikues për kampionatin evropian. Volejbolli luhet mes dy ekipeve me nga 6 lojtarë, plus lojtari libero, i cili është i specializuar vetëm për mbrojtje dhe pranim të shërbimit, ndërsa një skuadër mund të ketë deri në 14 lojtarë. Të dyja ekipet përballen me njëri-tjetrin deri në 3 sete të fituara, me nga 25 pikë seti. Por nëse skuadrat janë në barazim dy me dy në sete, atëherë seti i pestë vendos fituesin dhe ky set zgjat deri në 15 pikë. Çdo gabim nga njëri ekip është një pikë për kundërshtarin.  Në lojë hyn edhe lojtari i specializuar për pranim dhe mbrojtje, i cili dallohet nga ngjyra e fanellës sportive (nuk është e njëjtë me bashkëlojtarët) dhe, zakonisht, ndërrohet në vijën e dytë me lojtarin e mesit. Fusha e lojës është 18 m e gjatë, dhe 9 m e gjerë. Fusha është e ndarë në mes me një rrjetë e cila është 2,43 m e lartë për meshkuj dhe 24,2 m për femra. Vendosja e lojtarëve në volejboll bëhet sipas specializimit të tyre. Loja fillon nga shërbimi dhe këtë veprim e realizon lojtari që ndodhet në shërbim. Shërbimi realizohet duke mos e prekur me shputën e këmbës vijën fundore të fushës. Ekipi ka të drejtë të bëjë maksimumi tri kontakte me topin, përveç kontaktit me bllokun për të kthyer topin në fushën e kundërshtarit. Topi mund të preket me cilëndo pjesë të trupit. Prekja e rrjetës gjatë veprimeve të lojtarëve në volejboll konsiderohet gabim (faull). Kalimi i topit në fushën e kundërshtarit duhet të sulmohet apo kalohet brenda vijave kufizuese të fushës, përndryshe jashtë tyre konsiderohet AUT.Elementet teknike themelore të lojës së volejbollit janë: shërbimi, pranimi, pasimi, gjuajtja dhe blloku.Qëndrimet në lojën e volejbollitKemi 3 lloje të qëndrimeve në volejboll:• qëndrimi i ulët;• qëndrimi i mesëm;• qëndrimi i lartë.
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25