Page 22 - Demo
P. 22


                                    20Qëndrimi i ulët është një prej qëndrimeve kryesore në lojën e volejbollit, veçanërisht për lojtarët që luajnë në pozicionet e mbrojtjes, sidomos për lojtarin libero që e praktikon më së shumti. Qëndrimi i ulët u jep mundësinë lojtarëve të jenë më të qëndrueshëm dhe më të përqendruar në lojë. Nëse lojtarët e kryejnë në mënyrën e duhur qëndrimin e ulët, mund të jenë më të gatshëm për të bërë lëvizje të shpejta dhe për ta ndërruar drejtimin me lehtësi.Në qëndrimin e ulët, lojtari qëndron me shputa paralel ose diagonal. Këmbët janë të hapura në nivelin e gjerësisë së kraharorit. Trupi përkulet pak para dhe krahët e shtrirë para (të gatshëm për kapje të shpejtë të topit). Kërdhokullat qëndrojnë të mbledhura aq sa të mundësojnë uljen e trupit më poshtë.Qëndrimi i mesëm është një nga qëndrimet më të përdorura në lojën e volejbollit nga të gjithë lojtarët. Sikurse në qëndrimin e ulët, këmbët e lojtarit vendosen paralel ose diagonal. Në qëndrimin e mesëm, trupi i lojtarit është në pozicion pak më të drejtë dhe më i ngritur lart, me krahët shtrirë para, të gatshëm për të kapur topin në mbrojtje ose në pranim. Kërdhokullat janë të mbledhura më pak se në qëndrimin ulur, duke i dhënë një qëndrim të sigurt për mbrojtje ose pranim.Qëndrimi i lartë është një nga qëndrimet më pak të aplikuara në lojën e volejbollit. Lojtari vendos shputat paralel ose diagonal, me këmbët më të drejtuara në gjunjë dhe me trupin më të shtrirë. Ky lloj qëndrimi aplikohet kur topat në mbrojtje vijnë lart, mbi nivelin e belit. Shërbimi shkollor dhe shërbimi tenisShërbimi shkollor ekzekutohet duke qëndruar pas vijës fundore të fushës, përballë me rrjetën, me njërën këmbë para (këmba e kundërt me dorën që godet topin). Topi mbahet në lartësi të belit, lojtari që kryen këtë lloj shërbimi, përkulet pak para dhe në të njëjtën kohë lëviz me vrull dorën para për të goditur topin kur e hedh dora tjetër, vetëm një çast para goditjes. Topi goditet nga poshtë me grusht ose me shputën e dorës, e cila vazhdon lëvizjen edhe më tutje, në drejtim të cakut.Gjatë ekzekutimit të shërbimit tenis, lojtari duhet të qëndrojë pas vijës fundore të fushës së volejbollit, përballë rrjetës, me trup jo të shtangur, këmba e kundërt me dorën goditëse vendoset para, këmba prapa vendoset në një kënd prej 45 gradësh dhe që të dyja këmbët të lakuara lehtë në gjunjë. Topi hidhet lart, rreth 50 cm para vetes, në mënyrë që të jetë midis këmbës që kemi para dhe shpatullës së këmbës goditëse, e cila është bashkë me bërrylin në lartësi të shpatullave ose pak më lart, gjatë tërë procesit të ekzekutimit të shërbimit. Pastaj, trupi lëviz duke zhvendosur peshën te këmba para ose bëhet një hap përpara duke e goditur topin. Në momentin e goditjes, dora është e shtrënguar dhe topi goditet në mes, me pëllëmbë, në pjesën e prapme të tij, me një goditje të plotë, krahu e përcjell lëvizjen e topit në drejtim të cakut dhe lëvizja e dorës përfundon drejt, përpara ose paralel me topin.Pasimi dhe pranimi i topit me çekan – Topi është në kontakt me çerekun e poshtëm të parakrahut, bërrylat janë në shtrirje, të pozicionuar në një nivel më të ulët se supet. Duart janë të mbledhura njëra me tjetrën duke bashkuar gishtat e mëdhenj njëri me tjetrin. Krahët janë të shtrirë përpara. Këmbët japin stabilitet dhe përcaktojnë forcën e pasimit dhe amortizimin e topit në kohën e 
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26