Page 23 - Demo
P. 23


                                    21RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3pranimit të tij. Shputat vendosen paralel ose diagonal dhe pesha e lojtarit shkon më përpara, në mënyrë që të japë mundësinë e lëvizjes më të shpejtë pas pranimit. Vendosja e mirë për pranim jep avantazh shumë të mirë në lojë. Pasimi i topit me gishta – Është një element teknik në volejboll, i cili konsiston në prekjen e topit mbi ballë, me mollëzat e gishtave të të dyja duarve të shtrira mbi top. Këtë element teknik e ekzekuton më së shumti lojtari pasues, pasi është i specializuar për këtë, por është edhe organizatori i lojës. Tre gishtat e parë kanë një rol kyç. Lëvizja e krahëve është shumë e dobishme për t’i dhënë një drejtim sa më të saktë, ndërsa gishti i unazës dhe ai i vogli ndihmojnë në ekzekutimin e tij. Shtytja në këmbë gjatë kontaktit me topin do të përcaktojë forcën e pasimit. Shputat vendosen paralel ose diagonal, gjithmonë në varësi të drejtimit që duam t’i japim topit dhe të hapura në gjerësinë e kraharorit. Gjunjët janë pak të mbledhur dhe, gjatë pasimit, ndihmojnë në shtytjen e topit me lëvizje oshiluese poshtë-lart.Gjuajtja – Sulmi është elementi teknik më i rëndësishëm i volejbollit, pasi përmes një sulmi të organizuar mirë, skuadra fiton pikë të drejtpërdrejta. Me gjuajtje nënkuptohet goditja e topit me një dorë mbi nivelin e rrjetës, me forcë dhe shpejtësi të konsiderueshme për të fituar pikën. Gjuajtja ndahet në disa faza: faza përgatitore, faza e vrullit, fluturimi, kontakti me topin dhe rënia me amortizim. Para se topi të bjerë në kontakt me pasuesin, gjuajtësi përgatitet dhe, në momentin që pasuesi është në kontakt me topin, sulmuesi merr vrull me këmbën shkëputëse para (e majta), pastaj me këmbën e djathtë, dhe në fund me të majtën, e cila i bashkëngjitet këmbës së djathtë për fluturimin (kërcimin). Kontakti me topin bëhet në kohën që sulmuesi gjendet në fundin e kërcimit dhe pas këtij kontakti, pason rënia, e cila duhet të jetë e amortizuar, në mënyrë që të ruhen nyjat e këmbëve. Blloku është mbrojtja e parë në lojën e volejbollit dhe bëhet në vijën e parë të sulmit. Ai ekzekutohet në momentin që organizohet sulmi kundërshtar. Lojtari bllokues duhet të jetë i kthyer nga kundërshtari. Shputat e vendosura në gjerësinë e shpatullave, gishtërinjtë e të cilave janë të hapur dhe të kthyer nga brenda. Duart duhet të vendosen në lartësinë e shpatullave me shuplaka të kthyera nga rrjeta dhe llërat bien pingul mbi sipërfaqen e fushës, por mund të mbahen edhe në pozita të tjera. Gjithashtu, gjatë fazës përgatitore për bllok, trungu duhet të jetë i drejtë, gjunjët të lakuar lehtë, pesha e trupit e vendosur pak përpara, gjunjët para gishtërinjve. Gjatë ekzekutimit të bllokut dallohen këto faza: faza e vrullit, faza e kërcimit, faza e bllokut – kontakti me topin dhe faza e rënies.1. Përsëritini gjatë ditës elementet teknike, pasi duke përsëritur, lëvizja sistematizohet dhe teknika do të përvetësohet. 2. Identifikoni klubet e volejbollit brenda komunës suaj dhe përcillni aktivitetet e tyre. Aktivitet
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27