Page 24 - Demo
P. 24


                                    22Hendbolli hyn në grupin e sporteve kolektive, si një sport shumë dinamik. Është një lojë me kontakt mes lojtarëve, por e bazuar në parimet “fair play”. Rregullat zyrtare të lojës janë të përcaktuara nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF). Fusha e lojës është 40 m e gjatë dhe 20 m e gjerë, ndërsa porta 2 m e lartë dhe 3 m e gjerë. Loja zgjat 60 minuta dhe ndahet në dy pjesë. Pushimi mes pjesëve zgjat 10-15 minuta. Loja luhet me nga 6 lojtarë dhe një portier aktiv në secilën skuadër. Ata i alternojnë lëvizjet e tyre mes pozicioneve sulmuese dhe mbrojtëse, gjithmonë në varësi të asaj se kush e zotëron topin. Zakonisht, topi qarkullohet në fushë, duke u pasuar dhe dribluar. Nuk lejohet driblimi i dyfishtë. Lojtarët mund të bëjnë deri në tre hapa teksa mbajnë topin.Në hendboll dallojmë pasime me një dorë dhe me të dyja duart. Pasimet e topit me dy duar aplikohen mbi kokë, nga gjoksi, me përplasje të topit në dysheme, në lartësi të supeve. Pasimet e topit me një dorë janë të shumëllojshme dhe bëhen në mënyra të ndryshme: sipas pozitës së lojtarit; sipas situatës momentale të kundërshtarit dhe bashkëlojtarit që duhet t’i pasohet topi. Ndër format e pasimit përmendim: pasimin me një dorë në lartësi të kokës; pasimin me një dorë në lartësinë e supeve; pasimin me një dorë në lartësinë e belit; pasimin me një dorë, me përplasje të topit në dysheme; pasimin e topit me një dorë prapa shpinës. Në Kosovë, hendbolli ka zhvilluar një traditë të mirë. Në vitin 2022, me pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ekipi i “Universitetit të Prishtinës” ka fituar titullin “Kampion i Botës”. Po në këtë kompeticion, ekipi i vajzave fitoi “Medaljen e bronztë”. 3.3 Hendbolli
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28