Page 25 - Demo
P. 25
23RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3Hendbolli ka disa elemente teknike themelore, ndër të cilat më të rëndësishmet janë: kapja e topit, pasimi, driblimi, lëvizjet mashtruese, gjuajtja në portë dhe bllokimi.Kapja e topit në hendbollKapja e topit në hendboll është element themelor. Për kapjen e topit është e rëndësishme që të bëhet harmonizimi i lëvizjeve të krahëve, parakrahëve dhe shuplakave, të cilat duhet të jenë në drejtim të ardhjes së topit. Gishtërinjtë janë pak të hapur dhe të çlirët, me qëllim që të bëhet më lehtë amortizimi i goditjes së topit me pëllëmbë. Zakonisht kapjet bëhen me të dyja duart, por në raste të veçanta, edhe me një dorë dhe kjo bëhet në lartësi të ndryshme. Pasimi në hendbollNë hendboll dallojmë pasime me një dorë dhe me të dyja duart. Pasimet e topit me të dyja duart, aplikohen mbi kokë, nga gjoksi, me përplasje të topit në dysheme, në lartësi të supeve. Pasimet e topit me një dorë janë të llojllojshme dhe realizohen në mënyra të ndryshme, sipas pozitës së lojtarit, sipas situatës momentale të kundërshtarit dhe bashkëlojtarit që duhet t’i pasohet topi. Disa nga format e pasimit me një dorë janë: pasimi me një dorë në lartësi të kokës, pasimi me një dorë në lartësi të supeve, pasimi me një dorë në lartësi të belit, pasimi me një dorë me përplasje të topit në dysheme, pasimi i topit me një dorë prapa shpinës.

