Page 26 - Demo
P. 26


                                    24Driblimi në hendbollDriblimi në hendboll ekzekutohet me dorën e punës (dorën e aftë) apo edhe nga ana në të cilën nuk gjendet kundërshtari. Udhëheqja e topit në hendboll ekzekutohet varësisht nga pozita e kundërshtarit, në rastet e kundërsulmit, në nevojën për shpejtësi të lojës.Driblimi mund të jetë i lartë dhe i ulët, në vend, lëvizje me kthesa dhe ndërrim të drejtimit. Mund të bëhet kur shkon në kundërsulm vetë apo edhe me bashkëlojtarin.Lëvizjet mashtruese në hendbollLëvizjet mashtruese në hendboll bëhen me ose pa top. Në sulm, ato aplikohen me qëllim që të lirohemi nga mbrojtësi kundërshtar, ndërsa në mbrojtje, për të dështuar sulmin kundërshtar. Ekzistojnë një seri lëvizjesh mashtruese, por më e përhapura është finta, e njëfishtë apo e dyfishtë, me depërtim të goditjes në portë.Gjuajtja në portë në hendbollGjuajtja në portë në hendboll është element themelor dhe shumë i rëndësishëm, bashkë me vrapimet dhe kërcimet. Gjuajtjet janë të shumëllojshme, sidomos ato që aplikohen nga kërcimi, gjuajtja në ekuilibër dhe rënia. Kërcimet bëhen me rënie në njërën këmbë apo edhe me të dyja këmbët (në raste të rralla) nga vendi ose në lëvizje. Gjatë kërcimit duhet të ruhet ekuilibri duke gjuajtur në momentin e volitshëm. Gjuajtjet në portë bëhen edhe gjatë vrapimit, edhe nga vendi.Bllokimi (blloku në hendboll)Bllokimi (blloku në hendboll) është një mënyrë strategjike për të pasur një pamje të qartë të golit dhe mbrojtje për të ndaluar goditjen në portë nga kundërshtari. Blloku ndihmon për të mbuluar depërtimin e kundërshtarit dhe për të mbuluar një pjesë të golit. Në këtë rast, lojtari duhet të qëndrojë me të dyja shputat paralel në gjerësi të kraharorit. Krahët shtrihen lart, me gishtërinjtë të hapur maksimalisht.Gjithashtu, krahët duhet të jenë të vendosur më afër njëri-tjetrit, në mënyrë që topi i sulmuesit kundërshtar të mos depërtojë mes krahëve.
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30