Page 28 - Demo
P. 28


                                    263.4 Basketbolli Basketbolli është ndër sportet më të popullarizuara në sportet me dorë në Kosovë. Është një sport kolektiv, që luhet në një fushë drejtkëndore nga dy grupe me pesë lojtarë secili. Kryesisht, luhet në ambiente të mbyllura kur organizohet në liga, por shpeshherë basketbolli luhet edhe në ambiente të jashtme për rekreacion. Objektivi i lojës është të hedhë (të gjuajë) një top basketbolli në një rreth që është i ngjitur në një lartësi 3,05 cm. Ekipe të femrave dhe meshkujve në të gjithë botën dhe të të gjitha moshave luajnë basketboll, duke e bërë atë një nga sportet më të njohura. Basketbolli ofron një stërvitje të shëndetshme për trupin, pasi është një sport me ritëm të shpejtë, që përfshin shumë vrapime, kërcime, pasime, driblime dhe aktivitete të ndryshme fizike të dobishme.Çdo ekip përbëhet nga 12 lojtarë, nga të cilët vetëm 5 prej tyre janë aktivë në lojë, ndërsa 7 të tjerët qëndrojnë në stolin e rezervave. Loja është e ndarë në 4 çerekë me nga 10 minuta secili. Pas dy çerekëve, ekipet mbarojnë pjesën e parë të lojës dhe kanë të drejtë pushimi deri në 15 minuta. Pesë elementet teknike themelore në lojën e basketbollit janë:driblimi, gjuajtjet, vrapimet, pasimet dhe fintet.Vrapimi është një element thelbësor në lojën e basketbollit. Kjo është teknika për të lëvizur në fushë në mënyrë efektive dhe të shpejtë. Për ta ekzekutuar në mënyrë të saktë vrapimin, duhet të ndiqni këto këshilla:Pozicioni i trupit – Në momentin e nisjes së vrapit, pesha duhet të bjerë mbi të dyja këmbët dhe trupi kthehet në drejtimin e duhur. Gjithashtu, trupi duhet mbajtur drejt dhe krahët lirshëm.Hapësira e këmbëve – Hapësira mes këmbëve duhet të jetë më e madhe se gjerësia e kraharorit.Kthimet – Nëse vrapohet nga e majta, koka dhe shpatullat shkojnë në krahun e majtë. Nëse vrapimi duhet të bëhet nga krahu i djathtë, koka dhe shpatullat kthehen nga ana e djathtë.
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32