Page 29 - Demo
P. 29


                                    27RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3Hapja e krahëve ndihmon në rritjen e qëndrueshmërisë së vrapimit. Krahët duhet të jenë në nivelin e shpatullave dhe të mbahen lirshëm.Shikimi – Lojtari duhet të jetë i përqendruar dhe i vëmendshëm për të siguruar një vrapim të suksesshëm.Frymëmarrja është e lirë. Kjo do t’ju ndihmojë të furnizoni trupin me oksigjen dhe të qëndroni në këmbë.Driblimi në basketbollDriblimi është një element shumë i rëndësishëm në basketboll. Ky element lejon lëvizjen e lojtarëve në fushë. Driblimi kërkon aftësi të mira manipuluese me të dyja duart dhe aftësi për një sërë kryqëzimesh. Teknika e driblimit i mundëson lojtarit kontrollin e topit deri në 30 sekonda, e ndihmon të krijojë epërsi numerike gjatë organizimit të kundërsulmit dhe gjithashtu i mundëson kalimin e gjysmëfushës. Driblimet janë tri llojesh:i lartë, i mesëm dhe i ulët, në varësi të përkuljes së trupit dhe të gjunjëve. Driblimi i kryqëzuar (krahu i kundërt-këmba e kundërt) aplikohet duke lëvizur me këmbën e kundërt me drejtimin e lëvizjes, p.sh.: në të majtë-hapi i parë me këmbën e djathtë dhe vazhdon me lëvizjen ciklike të hapave. Driblimi ekzekutohet edhe gjatë vrapimit, i cili bëhet në distanca të shkurtra me ndryshim të drejtimit. Është shumë e rëndësishme që hapi i parë të jetë më i gjatë dhe trupi të përkulet përpara. Gjuajtja në basketbollGjuajtja është element kryesor dhe ekzekutohet duke bërë lëvizje nga këmbët, gjunjët, ijët, shpatullat, bërrylat, dora dhe sytë në anën e gjuajtjes, të cilat duhet të rreshtohen në një vijë të drejtë. Këmbët vendosen në gjerësinë e kraharorit: njëra këmbë në anën e gjuajtjes nga gishti në thembër, përpara këmbës tjetër; gjunjët e përkulur dhe shpina drejt. Topi mbahet afër gjoksit dhe poshtë mjekrës, me dorën e gjuajtjes pak më shumë drejt shpinës dhe pak poshtë topit. Dora tjetër vendoset në anën e topit dhe përdoret vetëm për t’i dhënë drejtimin e duhur. Gjuajtja përfundimtare bëhet duke shtrirë krahun dhe me një lëvizje të dorës. 
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33