Page 30 - Demo
P. 30
28RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3Gjuajtja ekzekutohet edhe në kërcim me një këmbë, gjatë hapit basketbollistik, si dhe me të dyja këmbët.Pasimet në basketbollPasimet ekzekutohen me një dorë dhe me të dyja duart. Në pasimet kryesore me dy duar radhiten pasimi me dy duar nga gjoksi, mbi kokë dhe pasimi me dy duar, me përplasje mbi kokë. Pasimi me dy duar nga gjoksi aplikohet në distancë të afërt apo të mesme, kur kundërshtari nuk është afër, ndërsa në rast të kundërsulmit, topi pasohet në mes dy apo tre lojtarëve, kur kundërshtari mbrohet më larg. Pasimi i topit me dy duar mbi kokë aplikohet në thellësi nga lojtari i jashtëm në drejtim të lojtarit të qendrës dhe anasjellas. Ky lloj pasimi bëhet edhe në raste kur organizohet kundërsulmi. Pasimi me përplasje të topit në tokë aplikohet mjaft shpesh në basketboll kur topi pasohet majtas apo djathtas. Ekzekutohet duke përplasur topin në tokë gjatë vrapimit dhe qëndrimit. Pasimet me një dorë ekzekutohen nga supi dhe me përplasje në tokë. Pasimi me një dorë bëhet me dorën që është më larg nga kundërshtari. Kur kundërshtari mbrohet duke i mbajtur duart lart, tregon se do të bëjë bllokun në basketboll, në këtë mënyrë topi pasohet duke e dëbuar atë në tokë.Fintet (mashtrimet)Fintet (mashtrimet) janë shumë efikase, sidomos pa top, për t’u liruar nga kundërshtari. Gjithashtu, janë të rëndësishme edhe fintet me top, sidomos kur lojtarit i duhet të lirohet nga kundërshtari për të gjuajtur në kosh. Fintet ndahen në: finte të njëllojta dhe finte të kombinuara. Këto përcaktojnë edhe taktikën e lojës së basketbollit.1. Luani një lojë basketbolli me shokët dhe shoqet e klasës.2. Vendosuni në kolonë njëri pas tjetrit dhe ekzekutoni me radhë gjuajtje të lira në kosh.3. Në shtëpi, me shokun e lagjes, vendosuni përballë njëri-tjetrit dhe përsëriteni pasimin e topit me dy duar dhe me një dorë për tokë.Aktivitet

