Page 33 - Demo
P. 33
31RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3Forhendi (me të brendshmen)Gjuajtja me forehand, në thelb është një goditje natyrale në pozicionin e dorës. Për shembull, krahu i djathtë godet topin nga ana e djathtë e trupit, ndërsa i majti, nga ana e majtë. Përgjithësisht, kjo goditje varet edhe nga mënyra si kthehet topi nga ana e kundërshtarit. Gjatë ekzekutimit të topit me forehand, supi i lojtarit dhe këmba qëndrojnë më afër tavolinës se supi dhe këmba e majtë.Bekhendi (me të jashtmen)Është një goditje shumë e rëndësishme për të mbajtur lojën nën kontroll, për të kthyer sulmet e kundërshtarëve dhe për të kaluar vetë në ofensivë.Bekhendi (backhand) është një goditje e gjithanshme, që mund të përdoret si për sulm, ashtu edhe për mbrojtje; një goditje e rëndësishme që duhet zotëruar. Bekhendi është një goditje agresive me një rrotullim të vogël dhe luhet kundër topave me rrotullim të sipërm, që janë të gjatë ose mesatarë. Kjo goditje kryhet me dorën e kthyer nga kundërshtari. Lojtari duhet të jetë pjesërisht afër topit, i cili, nga trupi, nuk duhet të jetë më larg sesa gjatësia e parakrahut.Ashtu sikurse goditjet sulmuese (forehand dhe backhand), ekzistojnë edhe goditjet mbrojtëse backhand dhe forehand.1. Stërvituni duke e hedhur topin e pingpongut nga njëra dorë në tjetrën. Kjo ju ndihmon të eksploroni shqisat.2. Në shtëpi, me motrën apo vëllain, përdoreni tavolinën e ngrënies si tavolinë pingpongu për të bërë një lojë.Aktivitet

