Page 35 - Demo
P. 35


                                    33RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3Kapja e reketit në tenis bëhet për goditjen forehand dhe backhand. Kapja më e thjeshtë për fillestarët është ajo me dy duar. Qëndrimi bazë nënkupton mënyrën se si vendosen këmbët dhe pesha e trupit. Lojtari që pret topin merr pozicion, në mënyrë që t’i lejojë nisjen në anën që i vjen topi, kështu do të ketë mundësinë të bëjë ekzekutimin e goditjes.Përqendrimi dhe ndjekja e topit me sy është shumë e rëndësishme, pasi topi ka perimetër të vogël dhe vjen me shumë shpejtësi.Forhendi dhe bekhendi (goditja nga brenda dhe nga jashtë) ekzekutohen vazhdimisht në lojën e tenisit si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Goditja me forehand, për shumicën e lojtarëve është arma më e fortë. Një lojtar godet me njërin krah, kur e lejon topin të kërcejë një herë në fushën e tij përpara se ta godasë, dhe e godet topin me anën e tij dominuese. Kur lojtari luan me dorën e djathtë, bekhendi ekzekutohet në anën e majtë. Nëse një lojtar është mëngjarash, ekzekutohet në anën e djathtë.Gjuajtja volley në tenis është një goditje që kryhet në momentin kur topi është në ajër dhe lojtari ndodhet në një pozicion afër rrjetës. Kjo goditje kërkon një përqendrim të lartë dhe një reagim të shpejtë nga lojtari.
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39