Page 36 - Demo
P. 36


                                    34RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 31. Shikoni një lojë tenisi në YouTube. 2. Organizoni një lojë tenisi me shokët/shoqet e lagjes duke përdorur mjete rrethanore.3.Përdorni forhendin dhe bekhendin gjatë lojës.AktivitetShërbimi është sulmi i parë në tenis dhe shpesh loja varet nga saktësia e tij. Nga shërbimi varet taktika dhe elementet e tjera të lojës. Teknika e gjuajtjes volley është e ndryshme nga teknika e gjuajtjes forehand apo backhand, pasi lojtari nuk ka kohë për t’u kthyer me trup dhe për të bërë një goditje të plotë. Kjo teknikë kërkon një koordinim të mirë të këmbëve, dorës dhe krahut, pasi lojtari duhet të qëndrojë në një pozicion stabil afër rrjetës.Një nga avantazhet e gjuajtjes volley është presioni i madh që ajo mund të shkaktojë mbi kundërshtarin, pasi kjo goditje kërkon shumë shpejtësi dhe reagim nga ana e tij për të kthyer topin në anën tjetër të fushës. Gjuajtja volley mund të përdoret edhe si një strategji taktike për të ndërprerë ritmin e lojës së kundërshtarit dhe për të ndryshuar vrullin e lojës.Teknika e shërbimit në tenis përfshin disa elemente kryesore, si: pozicioni i këmbëve, pozicioni i trupit, përdorimi i reketës etj. Lojtari duhet të jetë në një pozicion të gatshëm, me këmbët të vendosura në drejtimin e duhur për të mbështetur trupin dhe për të përdorur sa më mirë aftësitë e tij fizike. Pozicioni i trupit duhet të jetë i orientuar në drejtim të objektivit.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40