Page 37 - Demo
P. 37
353.7Badmintoni është një sport me reketë, që luhet nga dy lojtarë kundërshtarë ose dy çifte kundërshtare (dyshe), të cilët zënë pozicione në gjysmat e kundërta të një fushe drejtkëndore që ndahet nga një rrjetë. Çiftet mund të jenë edhe të përziera. Gjerësia e fushës është 6,1 metra dhe kjo gjerësi për lojtarët që luajnë tek e tek është 5,18 metra. Gjatësia e plotë e fushës është 13,4 metra. Fusha është e ndarë në qendër të saj nga një linjë e shërbimit të shkurtër, në një distancë prej 1,98 metrash nga rrjeta, si dhe me anën e jashtme dhe kufijtë e prapmë. Kur loja luhet në çifte, fusha e shërbimit është e shënuar edhe nga një linjë e shërbimit, e cila është 0,76 metra. Një lojë zgjat deri në dy sete të fituara. Seti zgjat deri në 21 pikë, me dallim prej dy pikësh nga kundërshtari. Në qoftë se të dy lojtarët arrijnë deri në 29 pikë 29:29, atëherë setin e fiton lojtari që arrin i pari 30 pikë. BadmintoniShërbimi: forehand (me të brendshmen); backhand (me të jashtmen).Reketa mund të mbahet me gishtin e madh të dorës të shtrirë dhe kyçin e shtrirë, ose përpara dhe e kthyer poshtë, me një hapësirë të mjaftueshme nga trupi.Qëndrimi është i drejtë, gjoksi paralel me rrjetën. Këmbën e djathtë përpara (në qëndrimin e shputave diagonal), në mënyrë që këmba lëvizëse të jetë e lirë për reagime të shpejta.Mbajtja e topit (topit flutur) mbahet nga majat e mollëzave të gishtit tregues dhe të gishtit të madh. Kjo mënyrë na ndihmon për t’i dhënë drejtim fluturës nëpërmjet reketës së badmintonit. Sulmi në badmintonSulmi është një aspekt shumë i rëndësishëm në lojën e badmintonit dhe lojtarët duhet të kenë një numër të madh teknikash të ndryshme të sulmit në arsenalin e tyre për të fituar pikë në ndeshje. Sulmi i mirë në badminton përfshin një kombinim të disa teknikave, për shembull: goditjet e forta dhe

