Page 38 - Demo
P. 38
36RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3Llojet e shërbimeve në lojën e badmintonit janë: shërbimi i ulët, shërbimi i shpejtë dhe shërbimi me të brendshmen.Shërbimi i ulët ekzekutohet me një shtytje të butë, duke e tërhequr reketën mbrapa dhe duke lëvizur ngadalë përpara, flutura lëshohet në momentin e fundit, në mënyrë që të krijohet shtyrje e saj, dhe jo të lëshohet direkt.Shërbimi i shpejtë quhet ndryshe sulm nga shërbimi. Në këtë rast, reketa mbahet lirshëm, ndërsa gjatë goditjes shtrëngohet me dorë. Flutura lëshohet pak më herët se në rastin e shërbimit të ulët. të shpejta me goditjet e buta. Kombinimi i këtyre elementeve me taktikën e duhur, mund të ndikojë pozitivisht në efektivitetin e lojtarit në sulm, duke mundësuar kështu fitoren e tij.Goditja e fluturës është një nga goditjet kryesore gjatë sulmit në badminton. Kjo është një goditje e fuqishme që synon ta dërgojë fluturën në anën e fushës së kundërshtarit, me një trajektore të lartë dhe të shpejtë. Një sulm i suksesshëm krijon një mundësi të shkëlqyer për të fituar pikë.Teknika e goditjes së fluturës kërkon një përdorim të mirë të reketës. Lëvizja e krahut bëhet me forcën e shpatullës dhe shpejtësinë e tij. Gjatë sulmit, këmba e majtë (nëse lojtari është djathtak) shkon përpara dhe zhvendos peshën e trupit në këmbën e kundërt, duke përdorur shpejtësinë e krahut, për të krijuar kështu forcën e nevojshme për të realizuar goditjen.

