Page 39 - Demo
P. 39


                                    37Shërbimi forehand (me të brendshmen) – flutura mbahet në dorën e majtë (nëse jeni djathtak) dhe krahu i shtrirë drejt rrjetës. Këmba e majtë shkon para. Pesha e trupit bartet prapa, mbi këmbën e djathtë. Flutura mbahet me gishtat e dorës së majtë. Në dallim nga shërbimi backhand, në shërbimin forehand, flutura lëshohet në rrugën e reketës. Shërbimi backhand (me të jashtmen) ekzekutohet duke mbajtur peshën e trupit në këmbën e pasme dhe zhvendoset drejt këmbës së përparme gjatë kryerjes së shërbimit. Kjo bëhet për të marrë vrull dhe për të realizuar një shërbim më të saktë. Dora tërhiqet mbrapa, më afër gjoksit, dhe lëvizet lehtë për të shtyrë fluturën përpara. Flutura vendoset në një distancë të rehatshme, larg trupit dhe krahut, në mënyrë që të fitohet momenti i duhur për një shërbim efektiv. Përdoret më shumë forcë në teknikë, në mënyrë që flutura të arrijë objektivin e caktuar.1. Shikoni një lojë badmintoni në YouTube.2. Organizoni një lojë badmintoni me shokët/shoqet e klasës.Përdorni elementet teknike në lojë.Aktivitet
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43