Page 40 - Demo
P. 40
38Noti është sport që ofron përfitime të mëdha për shëndetin. Në dallim nga sportet e tjera, gjatë notit, të gjithë muskujt vihen në lëvizje. Noti mund të shfrytëzohet në disa mënyra: si rekreacion dhe si garë sportive. Noti si disiplinë sportive është garë individuale ose ekipore, që kërkon angazhimin e gjithë trupit për të lëvizur në ujë. Pishina është 50 metra e gjatë dhe 25 metra e gjerë, me dhjetë korsi të etiketuara nga zero në nëntë (ose një dhe dhjetë). Korsitë janë të paktën 2,5 metra të gjera. Pishina ka një thellësi minimale prej dy metrash.3.8 NotiTeknika bretkosëTeknika bretkosë është një nga teknikat më të njohura të notit. Ndonëse konsiderohet më e ngadaltë se teknikat e tjera, është shumë më e thjeshtë për të mësuar notin. Fillimisht mësohet lëvizja e këmbëve jashtë ujit. Këto lëvizje duhet të bëhen në mënyrë të sinkronizuar. Gjunjët lëvizin në drejtim të gjoksit dhe pastaj shtyhen prapa, derisa këmbët të jenë plotësisht të drejta. Në këtë pikë, frymëmarrja lirohet poshtë ujit, me krahët e shtrirë plotësisht para. Sinkronizimi i frymëmarrjes me krahët dhe këmbët duhet të perfeksionohet. Gjatë kohës që gjunjët janë afër barkut, hapen dhe krahët në gjerësinë e kraharorit, duke e tërhequr ujin mbrapa, ndërsa koka del mbi ujë me ndihmën e lëvizjeve të qafës dhe bëhet një frymëmarrje e thellë.Kur ekzekutohet kjo teknikë, duhet të ruhet ritmi dhe të mos humbet shpejtësia. Për të përmirësuar teknikën e krahëve, frymëmarrjes dhe këmbëve duhet të praktikoheni me një instruktor noti, gjithashtu mund të shikoni video të ndryshme në internet.

