Page 41 - Demo
P. 41
39RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3Kroli - teknika e lirëPozicioni i trupit dhe i kokës është shumë i rëndësishëm në krol. Pozicioni i trupit dhe i kokës është horizontal gjatë fazës së rrëshqitjes në ujë, ndërsa në fazat e tjera, trupi i notarit formon një kënd me sipërfaqen e ujit, i cili është afërsisht 3-5 shkallë. Koka zhytet pjesërisht në ujë, ndërsa kthimi i saj anash, bëhet vetëm atëherë kur merret frymë. Supet ngrihen lart dhe thuajse dalin mbi sipërfaqen e ujit, ndërkaq kërdhokullat dhe këmbët janë të zhytura pak më thellë. Pozicioni i këmbëve – veprimet me këmbë janë të vrullshme, por jo sa ato të krahëve. Lëvizjet bëhen në mënyrë të alternuar dhe me muskulaturë të shkrifur. Puna e këmbëve mban baraspeshën e trupit në ujë. Veprimet me këmbë nuk kërkojnë energji të madhe kur alternohen me amplitudë në thellësi 25-30 centimetra në ujë.

