Page 42 - Demo
P. 42


                                    40RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 31. Organizoni me klasën një garë noti në pishinë, ku të përdorni teknikën bretkosë dhe teknikën krol.2. Shikoni kampionate të ndryshme të notit në YouTube.AktivitetLëvizja e krahëve ka një rëndësi të veçantë, prandaj kërkohet shumë impenjim gjatë të mësuarit. Krahët lëvizin pa ndërprerje dhe në mënyrë të alternuar. Teksa njëri krah bën rrëmbimin e ujit nën trup, krahu tjetër hidhet në ajër para, për t’u përgatitur për rrëmbimin tjetër. Faza aktive fillon nga momentit i hyrjes së shuplakës në ujë. Dora hyn në ujë e lakuar lehtë nga poshtë (nga uji), me shuplakë të kthyer jashtë (në kënd 45-30shkallë). Shuplaka është e lirë, ndërsa bërryli është pak më lart se shuplaka. Në momentin që hyn shuplaka në ujë, hyn parakrahu, pastaj krahu.Në fazën përgatitore jashtë ujit, dora duhet të lëvizë në drejtim paralel me trupin, duke pasur parasysh që bërryli duhet të jetë gjithnjë më lart se dora. Kjo fazë fillon me daljen e bërrylit nga uji, pastaj të krahut dhe në fund të dorës. Krahu jashtë ujit bën lëvizje të shpejtë, por muskulatura mbahet e shkrifur. Dora, si pjesë më e zgjatur, kur hyn në ujë, shtrihet sa më afër, para kokës së notarit. Frymëmarrja është një element i lidhur ngushtë me veprimin e lëvizjes së krahëve. Duhet të jetë ritmike dhe e rregullt. Frymëkëmbimi bëhet anash, në varësi të shprehisë së notarit (djathtas apo majtas).
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46