Page 43 - Demo
P. 43
413.9Skijimi konsiderohet si një nga sportet më interesante për të rinjtë, për shkak të adrenalinës në nivel të lartë që prodhon trupi i njeriut gjatë lëshimit me ski. Ky sport ka një ngarkesë më të lartë fizike dhe si i tillë, kërkon një përgatitje fizike më të madhe, në mënyrë që të përballohet më lehtë. Skijimi konsiderohet si sport i shtrenjtë, për shkak të pajisjeve dhe kërkesave tjera të nevojshme. Në Kosovë, ky lloj sporti është i njohur nga të gjitha grup-moshat. Përdoret si rekreacion dhe si sport garues. Disa nga vendet më të njohura për praktikimin skijimit janë: Brezovica, Boga etj. Skijimi kërkon përdorimin e skive për të rrëshqitur në dëborë. Në të përfshihen aktivitetet rekreative dimërore dhe garat sportive në borë. Ushtrimet dhe garat e skijimit janë organizuar për herë të parë nga trupat ushtarake të skive në këmbësorinë norvegjeze dhe suedeze. Për shembull, detajet e ushtrimeve ushtarake të skive në ushtrinë danezo-norvegjeze nga viti 1767 janë ruajtur deri më sot.Sporti i skive

