Page 44 - Demo
P. 44
42Elementet teknike bazë të skijimit janë: kthesa pllugore, kthesa themelore, kthesa paralele dhe me shkarkimin e skive nga lart etj.Kthesa pllugore është teknikë themelore në skijim, e cila përdoret më së shumti nga të rinjtë gjatë periudhës së mësimit të skijimit. Skitë janë tërë kohën në pozicion të pllugut, i cili gjatë kthimeve vendimtare është bartja e peshës në skinë e jashtme. Skia e jashtme ngarkohet aq sa gjuri i jashtëm shtyhet pak më shumë para dhe brenda. Gjithmonë, trupi drejtohet kah rrëshqitjes. Gjatë kthimit, gjoksi përkulet pak më poshtë, drejt shpatit.Kthesa themelore është kombinim i teknikës paralele dhe pllugore. Zbritja diagonale në pozicion të mesëm, ku skitë janë paralel dhe të larguara nga njëra-tjetra, kalojnë në pllug me pjesën e përparme të skive, çka e kushtëzon ndërrimin e kahut të rrëshqitjes. Në kohën e zbritjes nëpër shpat, në vijë të drejtë dhe në pozicionin e pllugut drejt, mbështetemi te fundi i shkopit dhe me ndihmën e shtytjes nga e brendshmja e skisë, drejtohemi lart dhe para, duke e kaluar peshën trupore në të prapmen e skive. Kështu përfundon kthesa pllugore dhe kalohet përsëri në zbritje diagonale. Kthesa paralele dhe me shkarkimin e skive nga lart - Fillon nga zbritja diagonale, ku skitë mbahen në pozicion paralel, dhe përgatitemi për shkarkimin e skive nga lart, vazhdon me mbledhjen e gjunjëve pak para dhe kalohet në qëndrim pak më të ulët, në mënyrë që të ngulim shkopin dhe të shtyjmë me pjesën e poshtme të gjymtyrëve për t’i shkarkuar skitë. Përkulim këllqet anash, kah qendra e kthesës dhe i kthejmë skitë nga kthesa. Vazhdohet me përkuljen anash të këllqeve, kah qendra e kthesës, bartet pesha e trupit në ski të jashtme dhe kthehemi me gjoks poshtë shpatit. Gjatë zbritjes diagonale, skitë janë të vendosura në tehet e sipërme. Në fillim të kthesës, skitë mbështeten në dëborë me tërë sipërfaqen rrëshqitëse, ndërsa në çastin e hyrjes në pjesën përfundimtare të kthesës, skitë gjenden të vendosura në tehet e brendshme (më vonë të sipërme). Ski sllallomi (gjarpërimi) është një disiplinë në sportin e skive, ku skiatorët duhet të rrëshqasin tatëpjetë shpatit duke përdorur shkopinjtë e skijimit sllallom. Garat në sllallom organizohen në shtegun, i cili përbëhet nga portat. Portat nuk duhet vendosen në vijë të drejtë. Numri i portave te meshkujt duhet të jenë më së paku 55, ndërsa maksimumi 75. Te femrat, minimumi 45 dhe maksimumi 60. Diferenca në lartësi të portave te meshkujt

