Page 45 - Demo
P. 45


                                    43RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3është 140-220 m, ndërsa te femrat 120-180 m. Portat janë dy llojesh: të hapura ose të mbyllura. Porta e parë pas startit dhe disa nga fundi janë të hapura.Garuesit duhet të kalojnë jashtë portave të vendosura dhe të përpiqen të caktojnë kohën më të shpejtë, duke i respektuar rregullat kryesore të skijimit të sllallomit. Gjarpërimi – (sllallomi) në qëndrim të hapur është forma më e thjeshtë e kthesës paralele me ski të vendosura pak më gjerë se zakonisht. Lëvizja lartposhtë është karakteristikë e kthesës si dhe ngulitja e koordinuar e shkopinjve me ritëm të njëjtë. Në çdo kthesë kërkohet ngarkesë më e lartë e skisë së jashtme, ndërsa përkulja përkatëse e trungut pengon rrëshqitjen anësore të skive. Përdorimi i shkopinjve ka rëndësi në lëvizje ritmike lartë dhe poshtë, gjë e cila në sllallom luan rol kryesor gjatë lëshimit nga starti deri në cak. Karakteristikat e teknikës sllallom ( gjarpërimit) janë:- lëvizja e theksuar lart dhe poshtë;- përdorimi dhe ngulja e shkopinjve në mënyrë të koordinuar;- skitë e larguara nga njëra-tjetra;- ngarkimi i skisë së jashtme;- lidhja ritmike e kthesave.Menjëherë pas shkarkimit dhe në fillim të kthesës së re, rrjedh ngarkimi i skive, e sidomos i skisë së jashtme.Për të përvetësuar teknikën e gjarpërimit me qëndrim të hapur, së pari duhet të zotërojmë të gjitha teknikat tjera themelore të rrëshqitjes me ski.1. Përcillni garat dimërore të sportit të skive.2. Sipas mundësive që keni, praktikoni lëshimin me pllug dhe lëshimin sllallom.Aktivitet
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49