Page 46 - Demo
P. 46
44Sportet luftarake janë sporte që përfshijnë luftime një me një. Në shumë sporte luftarake, një garues fiton duke shënuar më shumë pikë se kundërshtari, duke e dorëzuar ose duke e nxjerrë nokaut këtë të fundit. Sportet luftarake kanë histori të gjatë me artet marciale. Në këto sporte përfshihen xhudoja, mundja, karateja etj.Xhudo është sport shumë i popullarizuar në Kosovë. Ky sport u pranua ndërkombëtarisht me të drejta të plota në vitin 2012. Pas një viti, në 2013-n, Kosova fiton medaljen e parë të artë në Rio-de-Zhanejro me xhudisten Majlinda Kelmendi, në kampionatin botëror. Ajo vijoi me një sërë arritjesh në garat ndërkombëtare, duke fituar edhe medaljen e parë të artë olimpike në Rio-de-Zhanejro, “Brazil 2016”, duke u bërë kështu sportistja e parë në Kosovë që pati një arritje të tillë. Xhudo vazhdon me suksese vit pas viti, duke u shndërruar kështu në sportin që i sjell më së shumti medalje Kosovës nga gara të rëndësishme ndërkombëtare. Në lojërat olimpike të vitit 2020, në xhudo u fituan edhe dy medalje olimpike dhe disa në gara ndërkombëtare, si kampionate botërore dhe evropiane, me xhudistët Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova etj.3.10 Sportet luftarakeLëvizjet bazike në xhudo nisin nga qëndrimi ideal për të përdorur lirshëm hedhjet. Trupi qëndron lirshëm, drejt, me gjunjët pak të mbledhur, me kokën në vijë të drejtë, vertikalisht me mesin e ijëve, këmbët direkt nën ijë dhe rreth gjerësisë së shpatullave. Shikimi drejt kundërshtarit. Zakonisht, lëvizja e ijëve sinjalizon synimin e vërtetë të kundërshtarit, shumë herë më mirë se këmbët ose duart e tij, të cilat shpesh përdoren në mënyrë mashtruese.

