Page 47 - Demo
P. 47


                                    45RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE ELEMENTETTEKNIKO-TAKTIKE TË SPORTEVE KOLEKTIVE DHE INDIVIDUALE TEMA 3Qëndrimi ideal i xhudos lejon lëvizjen e lirë dhe, në thelb, është i balancuar.Shizen-tai (qëndrim natyral) përbëhet nga:• shizen-hontai (qëndrim themelor natyral në këmbë) në të cilin qëndrojmë lehtë dhe natyrshëm.• migi-shizen-tai (qëndrim natyral në këmbë, me të djathtën para), qëndrim në të cilin jemi me hap para, pak në të djathtë me këmbën e djathtë.• hidari-zhizen-tai (qëndrim natyral në këmbë, me të majtën para), qëndrim në të cilin jemi me hap para, pak në të majtë, me këmbën e majtë.Jigo-tai (qëndrim mbrojtës) përbëhet nga: • jigo-hontai (pozicioni themelor mbrojtës), lëshim i kërdhokullave, peshës dhe zgjerim i këmbëve pak më shumë se shizen-hontai;• migi-Jigo-Tai (qëndrim i djathtë mbrojtës), lëshim i kërdhokullave, peshës dhe zgjerim i këmbëve pak më shumë se migi-shizen-tai;• hidari-jigo-tai (qëndrim i majtë mbrojtës), lëshim i kërdhokullave, peshës dhe zgjerim i këmbëve pak më shumë se në hidari-shizen-tai.Kapjet (Kumi kate) Kapja elementare në xhudo është Kumi kate, e cila fillon nga shizentai dhe jigotai, duke kapur skajin e xhaketës (kimones) me njërën dorë dhe mëngën me tjetrën. Gjithashtu, ekzistojnë shumë lloje të kapjeve, siç janë: kapja e dy jakëve, kapja për dy jakët etj. Kur kapet kundërshtari, përqendrimi duhet të jetë në gishtin e unazës dhe në të voglin; gishti i madh mbështetet me lehtësi në veshjen e kundërshtarit. 
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51