Page 49 - Demo
P. 49
473.11Karateja është disiplinë e arteve marciale, ku aplikohen goditjet me shkelma, bllokimi mbrojtës me krahë dhe këmbë. Kjo disiplinë kërkon përqendrim të forcës së trupit në pikën dhe momentin e goditjes. Sipërfaqet goditëse përfshijnë duart (veçanërisht nyjat dhe skajin e jashtëm), kurrizin e këmbës, thembrën, gjurin. Goditja Mae geri – Thembra dhe gishtat e këmbëve ngrihen njëkohësisht. Gjuri mblidhet pak dhe gishtat e këmbëve drejtohen përpara. Gishtat e këmbëve nuk duhen ndarë nga njëri-tjetri (ata qëndrojnë të mbledhur, në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë thyerje gishtërinjsh).Kjo lëvizje, ngritja e këmbës, është shumë e rëndësishme për ta bërë goditjen me forcë. Ngritja e këmbës duhet të jetë e fortë dhe e shpejtë.Këmba drejtohet drejt pikës së synuar për goditje. Ijët rrotullohen pak përpara. Kjo jep forcë dhe rrit shpejtësinë e goditjes. Gjithashtu, para se të goditni, duhet të siguroheni që gishtërinjtë të jenë tërhequr prapa.Karateja

