Page 51 - Demo
P. 51
49Mbrojtja Age uke synon të pengojë goditjet e larta në kokë, siç janë për shembull, goditjet me grusht. Në çdo rast të mundshëm është mirë që krahu goditës i kundërshtarit të takohet me dy eshtrat e parakrahut. Njihet si bllok i kockave të dyfishta dhe është shumë efektiv në mbylljen e sulmeve, si dhe në parandalimin e dëmtimit. Duhet marrë qëndrimi i duhur mbrojtës. Këmbët hapen pak më shumë se gjerësia e shpatullave. Qendra e gravitetit midis këmbëve, me gjunjë të përkulur dhe trupin të qëndrueshëm e të palëvizshëm. Pesha duhet të jetë e përqendruar kryesisht ndërmjet këmbëve. Krahët mbahen gati në mënyrë të vazhdueshme nga sulmi kundërshtar, duke siguruar kështu mbrojtjen e kokës dhe fytyrës. Krahu bllokues ngrihet për të bllokuar goditjen, me bërryl të përkulur rreth 45 shkallë. Kur kundërshtari sulmon, krijohet mundësia për të dëbuar me forcën e krahut dhe inercinë e tij sulmin e kundërshtarit në krye të kokës ose në anën tjetër. Mbrojtja Uchi uke është e njohur si bllok i brendshëm, ngaqë lëvizja bllokuese fillon nga brenda-jashtë. Uchi uke përdoret për mbrojtjet nga sulmet direkte. Bllokimet e brendshme e hapin qendrën e trupit të kundërshtarit dhe krijojnë një favor për të kundërgoditur direkt me sukses.Kundërgoditja ekzekutohet në momentin që kundërshtari synon të godasë. Kur devijon krahun me Uchi uke, kundërshtarit i ekspozohet fytyra dhe trupi. Ky është momenti për sulmin në objektivin më të ndjeshëm të trupit të kundërshtarit. Blloku dhe kundërsulmi duhet të kryhen me shpejtësi njëri pas tjetrit, si një lëvizje fluide.1. Praktikoni me shokun ose shoqen e klasës mbrojtjen Uchi uke. Më pas, praktikoni sulmet Yoko geri dhe Age uke.2. Përcillni stërvitjet e klubit më të afërt të karatesë në komunën tuaj.Aktivitet

