Page 53 - Demo
P. 53


                                    514.1Atletika është baza e të gjitha disiplinave sportive, madje konsiderohet si “Mbretëresha e sporteve”. Ato që e karakterizojnë atletikën janë lëvizjet themelore të njeriut, si: ecja, vrapimi, hedhjet dhe kërcimet, të cilat cilësohen edhe si disiplinat e saj. Ushtrimet atletike konsiderohen si mënyra më e mirë për të zhvilluar aftësitë fizike, si: forcën, qëndrueshmërinë, shpejtësinë, koordinimin, fleksibilitetin etj.Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF, InternationalAssociation of Athletics Federations) është themeluar në Stokholm. Garat e para atletike u zhvilluan në fund të shekullit XIX dhe shpesh bëheshin shkak për konflikte midis atletëve që përfaqësonin institucionet rivale arsimore, organizatat ushtarake dhe klubet sportive. Një atlet mund të garojë në një ose më shumë disiplina, gjithmonë sipas specialiteteve të tyre.Të gjitha garat e atletikës janë individuale, me përjashtimtë garave me stafetë. Megjithatë, performanca e atletëve shpesh vlerësohet sipas vendeve në kampionatet ndërkombëtare dhe pozicionet e tyre renditen sipas kohës më të mirë të arritur nga një ekip.Atletika dhe disiplinat e sajVrapimetVrapimet e shpejta janë 100, 200 dhe 400 metra, si dhe vrapimet stafetë. Këto vrapime në gara fillojnë nga starti i ulët. Gjatësia e hapit në këto vrapime ka rol të veçantë, pasi mundëson përdorimin e energjisë maksimale. Hapi i vrapimit është i gjatë deri në atë masë sa e ka të mundur atleti (sipas gjatësisë së këmbëve të tij), duke e zhvendosur qendrën e rëndesës në shputën e mbështetur në tokë. Trupi duhet të jetë pak i përkulur para, shpina drejt dhe jo e kërrusur, ndërsa krahët duhet të lëvizin në harmoni me ritmin e vrapimit dhe me duar, duke çarë ajrin përpara. Starti i ulët ekzekutohet për të arritur shpejtësinë maksimale në kohë sa më të shkurtër. Starti dhe shpejtësia e tij varen nga perfeksionimi i teknikës dhe 
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57