Page 54 - Demo
P. 54


                                    52ATLETIKA DHE GJIMNASTIKA SPORTIVE, RITMIKE TEMA 4nga forca muskulore e atletit. Duhet thënë që starti është pjesë shumë e rëndësishme e vrapimit, pasi nga ai varet edhe koha që mund të arrihet. Blloqet (papuçet) e startit vendosen 3-4 këmbë të garuesit në mes të njëratjetrës. Muri i papuçes së parë është 40-50 shkallë, ndërsa i pasmi është 60-70 shkallë. Blloqet vendosen 2-5 shputa larg vijës së startit deri te blloku i fundit. Nga starti, garuesi lëviz me shpejtësinë maksimale të hapave. Ngadalë, trupi fillon të drejtohet deri në pozicionin që merr garuesi në shpejtësinë maksimale. Shpejtësia maksimale arrihet aty te 50-60 metra. Vrapimet e shtigjeve të mesme dhe të gjata – Në vrapimet e shtigjeve të mesme bëjnë pjesë vrapimet 800 deri në 2000 metra, ndërsa vrapimet e shtigjeve të gjata janë nga 3000 metra deri në maratonë 42 km. Këto vrapime fillojnë nga starti i lartë. Vrapimet me stafetë janë 4 x 100 metra dhe 4 x 400 metra. Ato kanë dy momente të rëndësishme, të cilat janë: vrapimi me stafetë dhe pranim-dorëzimi i stafetës.Vrapimet me stafetë nuk ndryshojnë nga vrapimet pa stafetë, pasi pranim-dorëzimi nuk ndikon në mënyrën e vrapimit. Pranim-dorëzimi i stafetës duhet perfeksionuar si teknikë dhe kjo bëhet pa e parë stafetën apo dorën e bashkëvrapuesit. Pranim-dorëzimi është elementi më i rëndësishëm i vrapimeve me stafetë. Ai ekzekutohet në atë mënyrë që të kalojë rrugën nga fillimi deri në fund të garës, njëlloj si të ketë vrapuar vetëm një garues. KrosiKrosi organizohet në pranverë dhe vjeshtë, ndaj quhet krosi pranveror dhe krosi vjeshtor. Këto vrapime organizohen në natyrë, në sipërfaqe të shkelur. Shtigjet kontrollohen paraprakisht. Zakonisht, këto shtigje janë të gjata deri në 2000 metra apo edhe më shumë. Teknika e vrapimit duhet t’i përshtatet terrenit. Veprimet me shputa nuk dallojnë shumë nga vrapimet e tjera, pasi në fillim vendosen gishtërinjtë duke lëshuar ndërkaq edhe shputën. Kjo bëhet me qëllim që të mos lëndohen nyjat e këmbëve, si kavilja dhe gjunjët.1. Praktikoni dhe përsëritni startin e ulët bashkë me shokun/shoqen e klasës.2. Përmirësoni vërejtjet që mund t’i bëni njëri-tjetrit gjatë ekzekutimit të tij.3.Praktikoni vrapimet në shtigje të shkurtra, në terrenin më të afërt me shtëpinë tuaj.Aktivitet
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58