Page 55 - Demo
P. 55
534.2Hedhjet në atletikë kanë disiplinat e tyre dhe ato ekzekutohen duke përdorur rekuizita, si:• gjylja, • disku, • çekani (me dy duar). Hedhja e gjylesGjylja peshon 7257 kg (për nxënës, 3 kg) dhe hidhet nga rrethi 2 m e 13 cm. Ajo mbahet me gropën e pëllëmbës (foleja e dorës), duke e mbështetur kurrizin e dorës anash-prapa qafës. Këndi i krahut është përafërsisht 90 shkallë në raport me trupin. Hedhësi hyn në rreth dhe qëndron në fund të tij me shpinën e kthyer nga terreni i gjuajtjes. Këmbët qëndrojnë pak të hapura, me këmbën shkëputëse mbrapa (këmba e kundërt e krahut të gjuajtjes) dhe dorën e majtë drejtuar lart. Gjylja hidhet në kënd afërsisht 40 shkallë. Gjatë hedhjes bëhet ndërrimi i këmbëve, në mënyrë që t’i shmangemi vijës rrethuese. Teknika e hedhjes fillon duke u vendosur në fund të rrethit, me shpinë të kthyer në drejtim të hedhjes. Gjylja vendoset në dorën gjuajtëse në qafë, ndërsa krahu i hovit mbahet i shtrirë. Trupi përkulet pak përpara, me këmbën e majtë paksa të mbledhur, ndërsa qendra e rëndesës vendoset në këmbën e djathtë. Koka mbahet poshtë, ndërsa krahu paksa në hark. HedhjetRrethi i hedhjes80.00m80.00m20.00mSektori i rënies48.00m24.00m12.00m

