Page 56 - Demo
P. 56


                                    54ATLETIKA DHE GJIMNASTIKA SPORTIVE, RITMIKE TEMA 41. Merrni një top hendbolli dhe praktikoni hedhjen e gjyles dhe të diskut në oborrin e shkollës.2. Shikoni garat europiane të hedhjeve në YouTube. 3. Përcillni garat e atletikës në komunën tuaj.AktivitetHedhja e diskutHedhja e diskut është një disiplinë e atletikës, në të cilën atleti hedh një disk prej metali me peshë dhe diametër të caktuar. Disku i hedhur duhet të rrotullohet në ajër dhe të qëndrojë brenda fushës së hedhjes, deri në momentin që godet tokën.Disku peshon 2 kg për meshkuj (senior) dhe ka perimetër 22,01cm, ndërsa për femrat 1 kg dhe perimetër 18,20 cm.Hedhja e diskut kërkon një kombinim të aftësive fizike dhe teknikës së duhur, si dhe koordinim të mirë të këmbëve, duarve dhe trupit. Kjo është një nga disiplinat kryesore të atletikës dhe përfshihet në gara të ndryshme sportive.Rregullat e hedhjes së diskut janë të rëndësishme për të siguruar një garë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.Atleti duhet të fillojë nga një pozicion i caktuar i fushës së hedhjes. Ai duhet të qëndrojë me këmbët e shtrira dhe diskun ta mbajë me dorën vepruese. Pas vendosjes, duhet të bëjë një kthesë prej 180 gradësh, duke filluar nga njëra këmbë e duke përfunduar me tjetrën. Kthesa bëhet me hapin e duhur dhe në kohën e duhur. Pas kthimit, ekzekutohet hedhja e diskut nga dora e duhur. Hedhja bëhet brenda një vije të caktuar të fushës së diskut dhe lojtari nuk duhet të lëvizë jashtë kësaj vije pa rënë disku në tokë. Rezultati llogaritet duke matur largësinë më të gjatë të hedhjes nga atleti.Para se të bëni hedhjen e diskut, sigurohuni që nuk keni askënd në fushë.Tregoni kujdes gjatë rrotullimit, që mos të rrëzoheni.KËSHILLË
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60