Page 57 - Demo
P. 57
554.3 Kërcimi së larti (fosberi)Kërcimi në lartësi, fosbury, është disiplinë e sportit të atletikës. Është emërtuar kështu në nder të shpikësit të tij, amerikanit Dik Fosberi (Dick Fosbury), kampionit olimpik në vitin 1968. Dik Fosberi vendosi atëherë një rekord olimpik prej 2,24 metrash dhe fitoi medaljen e artë, çka shënoi një moment historik për këtë teknikë. Me teknikën e tij novatore “Fosbury Flop”, Dik Fosberi jo vetëm që u shpall fitues i medaljes së artë olimpike në Mexico City, por revolucionarizoi gjithashtu kërcimin së larti. Ai konsiderohet edhe sot “legjendë olimpike”.Kërcimi së larti (fosbury), për herë të parë u zhvillua në Skoci, në shekullin XX. Para kësaj, atletët përdornin kërcimin gërshërë, duke u ngritur si në teknikën gërshërë, duke zgjatur shtyllën kurrizore dhe duke kaluar me shpinë mbi shufrën. Një nga sportistet më të suksesshme në kërcimin së larti ka qenë Jolanda Balaş, nga Rumania. Ajo kryesoi për gati 10 vjet në kërcimin së larti për femra, derisa doli në pension në vitin 1967.

