Page 58 - Demo
P. 58


                                    56ATLETIKA, GJIMNASTIKA SPORTIVE DHE GJIMNASTIKA RITMIKE TEMA 4Sot, rekordin botëror të kërcimit fosbury 2,45 metra e mban Havier Sotomajor nga Kuba, ndërsa nga femrat, kryeson Stefka Konstandinova nga Bullgaria, me 2,09 metra. Kërcimi fosbury ndahet në 4 faza: vrulli, shtytja, fluturimi dhe rënia. Vrapimi në kërcimin fosbury karakterizohet nga mënyra si vrapohet në hapat e fundit (katër ose pesë hapat e parë të kërcimit). Hapat ekzekutohen në një rreth, çka i jep mundësi atletit të anohet në kthesën e tij, më larg shiritit. Kjo bën që qendra e rëndesës të ulet, duke krijuar një mundësi më të madhe për shkëputje maksimale. Gjatë kërcimit, trupi krijon një rrotullim përgjatë boshtit të shiritit me kokën e kaluar nga ana e shiritit dhe këmbët jashtë tij. Trupi krijon një hark, në momentin që atleti mbërrin mbi shufrën horizontale. Rënia varet gjithmonë nga perfeksionimi i teknikës së shkëputjes, e cila mundëson rënien me qafë fillimisht, pastaj me trupin në dyshekun mbrojtës. 1. Praktikoni teknikën e kërcimit së larti (fosbury) në orën e Edukatës fizike.2.Ushtroni të gjitha fazat e kërcimit.Aktivitet
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62