Page 59 - Demo
P. 59


                                    57Gjimnastika ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të njeriut. Zhvillon forcën, shkathtësitë dhe shumë aftësi të tjera fizike. Gjimnastika ndihmon edhe në përgatitjen fizike për sportet e tjera. Llojet e ndryshme të lëvizjeve në elementet gjimnastikore të paraqitura në formë loje dhe që kërkojnë angazhimin e shumë llojeve të muskujve, e bëjnë gjimnastikën një disiplinë mjaft tërheqëse. Gjimnastika ndihmon edhe në korrigjimin e deformimeve të ndryshme, si: shputat e rrafshëta, devijimi i shtyllës kurrizore, dhembja e nyjave nga qëndrimi i gjatë ulur. Gjimnastika përbën zgjedhjen e disa lëvizjeve motorike, duke i harmonizuar të gjitha si tërësi. Elementet gjimnastikore, aq sa kërkojnë vlera të larta motorike dhe konjitive për realizimin e tyre, po aq edhe ndikojnë në zhvillimin motorik, koordinativ dhe në zhvillimin e personalitetit të nxënësit/es. Gjimnastika është dy llojesh: gjimnastikë mbi vegla dhe gjimnastikë pa vegla (akrobatika). Gjimnastika mbi vegla ekzekutohet në hekurin gjimnastikor, në paralele të niveluara dhe të shkallëzuara, në unaza, kalimi mbi kaluç, mbi kalin me dorëza dhe traun horizontal. Para se të fillojmë ushtrimet në gjimnastikën mbi vegla apo në gjimnastikën pa vegla, është shumë e rëndësishme të vihet theksi te rritja e aftësive motorike, si: forca e muskujve të krahëve, këmbëve dhe gjithë trupit; forca eksplozive, qëndrueshmëria, fleksibiliteti, zgjatja e muskujve etj. 4.4 Gjimnastika sportiveUnazatKapja e unazave bëhet duke i kapur lehtë ato, pra duke mos i shtrënguar fort. Unazat kapen pak më lart, me kapje të plotë. Trupi tërhiqet lart me një lëvizje të lehtë. Bërrylat mbështeten pas trupit gjatë gjithë lëvizjes. Këmbët fillojnë lëvizjen paksa përpara, në mënyrë që të ndihmojnë ngritjen dhe kalimin nga tërheqja në shtytje. Trupi mbahet i shtrënguar dhe kalohet me tërheqje, derisa supet të kalojnë mbi duar. 
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63