Page 60 - Demo
P. 60
58ATLETIKA, GJIMNASTIKA SPORTIVE DHE GJIMNASTIKA RITMIKE TEMA 4Gjithashtu, trupi mbahet i shtrënguar në kohën që është i tërhequr lart. Pas kësaj, bëhet një tërheqje e fortë e këmbëve sa më lart që të jetë e mundur, më pas trupi përkulet përpara për të marrë pozicionin e duhur. Duke mbajtur bërrylat afër trupit, gjoksi ngrihet lart dhe këtu fillon përgatitja për pozicionin e mësipërm. Pozicioni i këmbëve kalon para, në mënyrë që teknika të ekzekutohet plotësisht. Zbritja ekzekutohet ngadalë, ashtu si mënyra e ngritjes, mirëpo duhet kontrolluar, pasi mund të lëndoheni. Teknika e varjes në unaza gjimnastikore ekzekutohet mbi dyshek, në mënyrë që të shmangen lëndimet.Ekzistojnë lloje të ndryshme të ushtrimeve që ndihmojnë mësimin e teknikës së ngritjes në unaza, si: luhatje me një këmbë, varja në unaza në lartësi të vogël etj. Trau gjimnastikorNë traun gjimnastikor, gjimnasti/ja garon zbathur ose me këpucë speciale për këtë disiplinë. Në bazë të rregullave të kësaj disipline, në rast të rënies nga trau, gjimnasti/ja duhet të kthehet brenda 10 sekondave, në mënyrë që të vazhdojë garën. Nëse nuk kthehet në tra brenda këtij afati kohor, nuk lejohet të vazhdojë më garën dhe skualifikohet. Sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, koha maksimale e lejuar për një kompozim mbi traun gjimnastikor është 1:30 minuta. Koha caktohet në kohëmatësin e tabelës së rezultateve, e cila shihet si nga gjimnasti, ashtu edhe nga gjyqtarët. Përveç kësaj, lëshohet një tingull paralajmërues ose zile që dëgjohet nga të gjithë në 1:20 sekonda. Nëse gjimnasti/ja nuk mbaron kompozimin e tij/saj deri në 1:30 sekonda, bie një zile tjetër dhe bëhet zbritja e rezultatit që është 0,1.Vështirësitë e ekzekutimit të elementeve teknike mbi traun gjimnastikor janë të mëdha, pasi gjimnastët duhet të kenë aftësi fizike shumë të mira, sidomos atë të koordinimit. Ecja me kthim për 180 shkallë, është teknikë e cila kërkon stabilitet të lartë fizik të gjimnastit/es. Ecja fillon në skajin e traut dhe kur gjimnasti/ja arrin në mes të tij, aty pason një kthim për 180 shkallë rreth këmbës së vendosur mbi gishtërinj, deri te kalimi i këmbës tjetër anash-prapa këmbës mbi të cilën qëndron.1. Praktikoni dhe përsëritni ngritjen në hekur me ndihmën e shokut ose shoqes së klasës.2.Praktikoni ecjen dhe kthimin për 180 shkallë mbi traun gjimnastikor.Aktivitet

