Page 61 - Demo
P. 61


                                    59Gjimnastika ritmike është sport në të cilin gjimnastët performojnë në dysheme me rekuizita të ndryshme, si: rrathë, top, shkopinj, fjongo, birila etj. Sporti kombinon elemente të gjimnastikës dhe kërcimit, me përcjellje të muzikës. Gjimnastika ritmike drejtohet nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG), e cila e njohu për herë të parë si sport në vitin 1963. Gjimnastika ritmike u bë një sport olimpik në vitin 1984, nisur nga një ngjarje individuale, por gjithëpërfshirëse. Gara gjithëpërfshirëse e grupeve iu shtua Olimpiadës në vitin 1996. Në nivel ndërkombëtar, gjimnastika ritmike është një sport vetëm për femra. Garat më prestigjioze, përveç Lojërave Olimpike, janë Kampionati Botëror, Lojërat Botërore, Kampionatet Europiane, Lojërat Europiane, Seria e Kupës së Botës dhe Seria e Çmimit të Madh. Gjimnastët vlerësohen për mjeshtërinë e tyre, ekzekutimin e aftësive dhe vështirësinë e lëvizjeve, për të cilat fitojnë pikë. 4.5 Gjimnastika ritmikeGjimnastika ritmike është sport shumë dobiprurës, pasi ju jep mundësinë të shprehni imagjinatën dhe të krijoni. Deri vonë, gjimnastika ritmike ka qenë sport vetëm për femra, por duke vlerësuar ndikimin mjaft pozitiv të elementeve të saj në organizmin e njeriut, së fundmi kjo disiplinë ka bërë për vete edhe meshkujt, sidomos në Japoni. Në ditët e sotme, gjimnastika ritmike po përhapet gjithnjë e më shumë, për shkak të elegancës dhe vështirësisë së lëvizjeve. Aktualisht, garueset marrin pjesë me pesë rekuizita në një shtrojë (hapësirë për gara-parter), përmasat e së cilës janë 13 m x 13 m. Ecja gjimnastikoreAjo që e bën ecjen gjimnastikore të dallueshme nga ecja e rëndomtë, është gjatësia e hapave, mënyra e mbajtjes së trupit etj. Provoni të ecni me përcjellje muzikore, duke u përpjekur që ecja të bëhet në ritëm dhe tempo të ndryshme. Mundohuni që ecjen ta kombinoni me kthime, qëndrime dhe kërcime të ndryshme. Ja disa ushtrime që do t’ju ndihmojnë në përvetësimin e elementeve fillestare nga gjimnastika ritmike. 
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65