Page 62 - Demo
P. 62
60• Fillimisht bëni nxehjet e duhura të trupit, si: zgjatjen e muskujve, nxehjen e nyjave; vraponi sa të djersiteni pak. • Ushtroni kthimin djathtas, duke bërë hapa para me të djathtën dhe kthim në të djathtë.• Vazhdoni me ecje përpara duke numëruar në secilin hap: e para, e dyta, e treta, e katërta. Kjo ju ndihmon që të përvetësoni ritmin. • Provoni, nga qëndrimi në ekuilibër, të vazhdoni ecjen para me dy apo tre hapa të shkurtër.• Provoni të lidhni elementet e ecjes me qëndrime të ndryshme dhe llojet e tyre në forma të ndryshme, p.sh.: pas tre hapave, kthimi nga e majta me kryqëzimin e këmbës para dhe në të majtë. • Ecni duke lidhur elemente me kërcime të ndryshme dhe lloje të tyre në forma të ndryshme. Lidhja e elementeve të gjimnastikës ritmike me rekuizitaElemente gjimnastikore me litarPas përvetësimit të ecjes ritmike, mund të provoni me përcjellje muzikore me ritëm dhe tempo të ndryshme, si dhe në forma të ndryshme, duke i kombinuar me elementet muzikore dhe me rekuizita.Ushtrimet me rekuizita paraqesin specifikën e të ushtruarit dhe përbërjen e programit garues në gjimnastikën ritmike. Rekuizitat që përdoren në programin e gjimnastikës ritmike janë: litari, topi, rrethi, birilat dhe fjongoja. Edhe pse shumë ushtrime me rekuizita janë të ngjashme, ato dallojnë mes tyre nga specifikat që bartin. Ja disa ushtrime që do t’ju ndihmojnë për të përvetësuar elementet fillestare nga gjimnastika ritmike me rekuizita:• Fillimisht bëni nxehjet e duhura të organizmit në përgjithësi, si: zgjatje të muskujve, nxehje të nyjave, vraponi e djersituni pak para se të filloni mësimin me litar.• Mateni litarin duke e shkelur në mes dhe duke u pozicionuar në drejtqëndrim. Gjatësia e përshtatshme krijohet kur skajet e litarit arrijnë deri te nënsqetullat.• Kërceni me të dyja këmbët, duke e rrotulluar litarin me nyjat e duarve.

