Page 63 - Demo
P. 63


                                    61ATLETIKA DHE GJIMNASTIKA SPORTIVE, RITMIKE TEMA 4• Kërceni me të dyja këmbët me rrotullim të dyfishtë të litarit.• Kërceni me të dyja këmbët dhe rrotullim me duart e kryqëzuara.• Rrotulloni litarin horizontalisht mbi kokë. Elemente gjimnastikore me topTeknika e manipulimit me top nuk mbaron asnjëherë, pasi ajo përvetësohet në vazhdimësi duke e përsëritur. Sa më shumë të përsëritet çdo element gjimnastikor me rekuizitë, aq më mirë dhe më shpejt do të përvetësohet. Është e rëndësishme që të shtohet përherë numri i përsëritjeve, në mënyrë që të automatizohen mirë lëvizjet me top.Hedhja dhe kapja e topit me të dy krahët anash, bëhet duke hedhur topin nga dora e djathtë në të majtën, mbi kokë dhe anasjelltas.Provoni të goditni me njërën dorë topin në mënyrë ritmike në tokë dhe pas një minute vazhdoni me dorën tjetër.Provoni të hidhni topin lart me njërën dorë dhe kapeni prapë.Provoni të formoni tetëshen me top, nga pozita krahët anash, topi në dorën e djathtë, tërhiqeni topin kah beli, prapa, anash në të djathtë, dhe rreth kokës, deri në pozicionin krahëhapur, topi mbi dorën e djathtë.Provoni t’i lidhni këto elemente me njëri-tjetrin dhe t’i realizoni me ritëm muzikor.1. Bashkë me shokun/shoqen e klasës, provoni ecjen gjimnastikore duke e korrigjuar herë pas here njëri-tjetrin.2. Praktikoni me litarin gjimnastikor elementet e dhëna më sipër.3. Praktikoni me top elementet e dhëna më sipër.Aktivitet
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67