Page 65 - Demo
P. 65


                                    635Të ushqehesh shëndetshëm, do të thotë të konsumosh ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe lëndë të tjera ushqyese, të rëndësishme për organizmin. Koncepti bazë i densitetit të lëndëve ushqyese është sasia e këtyre lëndëve që marrim për kaloritë e konsumuara. Ushqimi i pasur me lëndë ushqyese jo vetëm që plotëson nevojën tonë për të ngrënë, por rrit edhe performancën fizike, mirëqenien emocionale dhe atë mentale.Të ushqyerit e shëndetshëm është i rëndësishëm në çdo fazë të jetës, sidomos gjatë adoleshencës. Kjo u mundëson të rinjve ruajtjen e një peshe normale dhe një rritje të shëndetshme. Zgjedhjet që bëjmë për sa i përket të ngrënit, ndihmojnë në zhvillimin e shprehive të shëndetshme të të ushqyerit.Ushqimi rekomandohet të merret duke u bazuar në ndarjen e sasisë së energjisë që na nevojitet gjatë ditës: 55 për qind karbohidrate, rreth 15 për qind proteina dhe më pak se 30 për qind yndyra.Karbohidratet janë jetike në çdo fazë të jetës. Ato janë burimi kryesor i energjisë së trupit, po ashtu edhe i energjisë së trurit. Karbohidratet shpërbëhen nga trupi në glukozë (sheqer). Glukoza përdoret si lëndë djegëse nga qelizat, indet dhe organet. Kur trupi nuk merr sasinë e duhur të karbohidrateve, kërkon një burim tjetër energjie, duke zbërthyer proteinat që gjenden në muskuj dhe yndyrën e trupit, për t’i përdorur si energji. Glukoza është e rëndësishme për trurin, pasi ai nuk mund të përdorë lehtësisht burime të tjera të energjisë, siç janë yndyrat dhe proteinat.Rezervat e glikogjenit janë të kufizuara në trup, kështu që të ushqyerit me bazë karbohidratesh është shumë i nevojshëm para fillimit të çdo aktiviteti sportiv. Burime të mira të karbohidrateve janë: buka, drithërat dhe tërshëra, pastat, orizi, patatet dhe fasulet. Proteinat janë molekula të mëdha dhe komplekse, që luajnë një rol thelbësor në organizmin e njeriut. Proteinat përbëhen nga “blloqe ndërtuese” kimike, të cilat quhen aminoacide.Trupi i përdor aminoacidet për të ndërtuar dhe riparuar muskujt dhe kockat, si dhe për të prodhuar hormone e enzima. Ato mund të përdoren gjithashtu si burim energjie. Në përgjithësi, dietat e pasura me proteina nuk rekomandohen nga ekspertët e ushqimit. Vlera ushqyese e një proteine ​​matet nga sasia e aminoacideve thelbësore që ajo përmban. Ushqime të ndryshme përmbajnë sasi të ndryshme të këtyre aminoacideve. Në përgjithësi, produktet shtazore të tilla, si: mishi i pulës, viçit ose peshkut, si dhe produktet e qumështit përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore dhe njihen si proteina të plota (proteina ideale ose proteina me cilësi të lartë). Proteinave bimore (fasulet, thjerrëzat, arrat dhe drithërat) zakonisht u mungon të paktën një nga aminoacidet esenciale dhe konsiderohen si proteina “jo të plota”.Rëndësia e të ushqyerit të shëndetshëm
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69