Page 66 - Demo
P. 66


                                    64Yndyrat luajnë një rol thelbësor në furnizimin e trupit me energji dhe ndihmojnë në funksionimin e qelizave. Gjithashtu, ato ndihmojnë në mbrojtjen e organeve dhe në mbajtjen ngrohtë të trupit. Yndyrat i japin mundësinë trupit të absorbojë disa lëndë ushqyese dhe të prodhojë hormone të rëndësishme për organizmin. Konsumimi i tepruar i yndyrave, me kalimin e kohës, çon në shtim të peshës, e cila paraqet rrezik për organet e brendshme të trupit. Rekomandohet që yndyrat të merren nga farat, vaji i ullirit, avokadoja dhe arrat. Sportistëve dhe adoleshentëve në përgjithësi, të cilët janë në zhvillim e sipër në aspektin antropometrik, u rekomandohet të mos marrin yndyra nga biskotat, ëmbëlsirat, pastat, patatet e skuqura dhe ushqimet industriale. Uji luan një rol kryesor në trupin e njeriut. Është shumë e rëndësishme që ta mbajmë trupin të hidratuar, sidomos gjatë muajve të verës. Hidratimi ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe në lubrifikimin e nyjeve. Konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve është thelbësor për aktivitetet fizike. Aktiviteti fizik shkakton ngrohje të trupit. Trupi përpiqet që të qetësohet përmes djersitjes, çka shkakton humbjen e ujit dhe të kripërave. Dehidratimi ndikon në performancën e personave që merren me aktivitet fizik dhe, në raste ekstreme, mund të shkaktojë kolaps, gjithashtu edhe vdekjen. Për këtë arsye, gjatë dhe pas aktivitetit fizik është shumë e rëndësishme të konsumohen lëngje pa sheqer dhe ujë natyral. Për adoleshentët është shumë e rëndësishme që ushqimet të merren në mënyrë natyrale dhe jo përmes shtesave, si: tableta, kapsula, pluhur ose forma të lëngshme, siç janë pijet energjike etj.Në adoleshencë, e gjithë energjia merret përmes lëndëve ushqyese, që gjenden te frutat, perimet (kur këto rriten në kushtet e duhura, që janë: uji, dielli dhe ajri); produktet e qumështit, mishit etj., nga të cilat trupi plotëson nevojat për vitamina dhe minerale. Nëse këto ushqime merren në mënyrë të bollshme, mund të arrihet një performancë më e lartë gjatë aktivitetit fizik.ÇFARË NEVOJITET? SHEMBUJ TË USHQIMEVEPara aktivitetit Një vakt i pasur me karbohidrate 3-4 orë para aktivitetit.Drithëra me qumësht dhe mjaltë.Smoothie me bazë qumështi.Makarona ose oriz.Gjatë aktivitetit Zakonisht, uji është e vetmja pije që nevojitet.Mund të nevojitet ushqim shtesë për aktivitete me intensitet të lartë dhe me kohëzgjatje mbi 45 minuta.UjëPije sportiveFrutaPas aktivitetit Ushqime me proteina të bollshme, të cilat duhen konsumuar të paktën 1 orë pas aktivitetit. P.sh.: • mish i bardhë,• peshk,• sallatë jeshile,• kos me fruta,• oriz,• makarona etj. 
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70