Page 67 - Demo
P. 67
65TEMA 5 TË USHQYERIT E SHËNDETSHËM :TEMA 51. Diskutoni në familje për ushqimet e shëndetshme.2. Konsumoni vaktet e dhëna në tabelë dhe praktikoni aktivitetin fizik. AktivitetUshqimet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e njeriutFrutat dhe perimet janë burime të shkëlqyera të vitaminave, mineraleve dhe fibrave. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.Peshku dhe frutat e detit janë të pasura me proteina, omega-3, yndyra dhe minerale të rëndësishme për trupin. Ato janë të dobishme për shëndetin e zemrës dhe ndihmojnë në uljen e inflamacionit në organizëm.Arrat dhe farat janë burime të shkëlqyera të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Ato shërbejnë si burim energjie për trurin.Ushqimet e pasura me proteina, si: mishi, qumështi, veza, fasulet e farat janë të dobishme për rritjen dhe rigjenerimin e muskujve, si dhe ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.Është gjithashtu e rëndësishme të konsumojmë ushqime të shëndetshme në sasi të moderuara dhe të shfrytëzojmë një larmi ushqimesh, për të mbajtur një dietë të balancuar. Duhet të shmangim ushqimet e përpunuara dhe të yndyrshme (në sasi të tepërt), pasi janë të dëmshme për shëndetin.Ushqimet që nuk duhet të konsumojmëPër të larguar këto ushqime nga konsumimi i vazhdueshëm, si fillim duhet të përgatitemi mendërisht. Disa nga ushqimet që dëmtojnë shëndetin tonë janë:• Ushqimet e përpunuara (ushqimet e gatshme, të cilat përmbajnë sasi të lartë të sheqerit dhe yndyrave të dëmshme), mund të ndikojnë në shtimin e peshës dhe rritin rrezikun për sëmundje të ndryshme.• Pijet e gazuara ose pijet energjike përmbajnë sasi të lartë të sheqerit dhe kafeinës, çka rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.• Ëmbëlsirat dhe akulloret përmbajnë sasi të lartë të sheqerit dhe yndyrave, të cilat mund të rritin rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme dhe për të shtuar në peshë.• Mishi i përpunuar, si: sallami, proshuta dhe produktet e konservuara, përmbajnë sasi të larta të yndyrave të ngurta, të cilat rritin rrezikun për zhvillimin e sëmundjes së kancerit apo sëmundje të tjera.• Pijet alkoolike shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore, si: probleme me zemrën, tretjen dhe shtimin në peshë.Për të mbajtur një dietë të shëndetshme, duhet të shmangim sa më shumë konsumimin e këtyre ushqimeve, duke i zëvendësuar ato me ushqime të pasura me vlera ushqyese.Nëse arrijmë të ndërgjegjësohemi që këto ushqime janë të dëmshme për shëndetin, atëherë do të mundim t’i largojmë në mënyrë graduale. Shmangia e këtyre ushqimeve nga menyja e përditshme dhe konsumimi i ushqimeve me vlerë, i sigurojnë trupit shëndet dhe mirëqenie. KËSHILLË

