Page 69 - Demo
P. 69
67Përdorimi i substancave narkotike prek, për fat të keq, njerëz nga të gjithagrup-moshat. Këto substanca dëmtojnë si ata që kanë probleme prej përdorimit të tyre, ashtu edhe familjarët, miqtë, kolegët dhe bashkëmoshatarët. Njerëzit mund të përdorin drogat për të ndryshuar gjendjen e tyre emocionale, për t’u ndier më mirë ose thjesht sepse besojnë në dobitë e këtyre substancave, si: mundësia për t’u çlodhur, për t’u argëtuar, për t’u bërë pjesë e shoqërisë; për shkak të kureshtjes, për të lehtësuar dhimbjen fizike dhe psikologjike etj. Mirëpo, të gjitha këto mund të arrihen mjaft mirë, nëse punon me veten në aspektin e zhvillimit personal dhe fizik. Me fillimin e përdorimit të drogës, individi krijon varësi ndaj saj. Kjo do të thotë që përdoruesi ndien gjithnjë e më shumë nevojën për të marrë drogë. Nëse një përdorues e ndërpret drogën ose pakëson sasinë që merr, tek ai mund të shfaqen simptoma të rënda fizike, pasi trupi e ka të vështirë të funksionojë pa të. 6 Pasojat nga substancat helmuese (narkotike)Droga është një substancë që sjell ndryshime fizike dhe psikologjike. Ajo mund të jetë e ngurtë (krak), e lëngshme (alkooli) ose e gaztë (inhalante). Pavarësisht nga drogat e përdorura, të gjitha janë të dëmshme dhe kanë efekte te përdoruesit. Përdorimi dhe abuzimi me substancat narkotike sjell rënie drastike të shëndetit fizik dhe mendor, të cilat manifestohen me rritje të agresivitetit, përgjumësi e tepruar, distancim nga shoqëria, probleme me ligjin, probleme financiare e deri në fatalitet (humbje të jetës). Në trupin e një përdoruesi futen me mijëra substanca me përbërës kimikë, të cilat japin efekte varësie deri në shkatërrim të shëndetit. Drogat klasifikohen sipas kategorive të veçanta, si: haluçinogjenët, stimulantët dhe depresantët. Të gjitha këto substanca krijojnë varësi tek individi, çka e bën të vështirë shkëputjen prej tyre.Probleme me ligjinPASOJAT E PËRDORIMIT TË SUBSTANCAVE NARKOTIKEAgresivitet Distancim nga shoqëriaFatalitetProbleme financiarePërgjumje e tepruar Grupmoshat

