Page 7 - Demo
P. 7
5HyrjeLibri Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 7 është shumë i rëndësishëm për nxënësit/et, sepse nëpërmjet tij përfitojnë shkathtësi, shprehi, shëndet dhe transformim të funksioneve lokomotore. Në këtë mënyrë, ata i shmangin devijimet fizike, si dhe përfitojnë shumë në drejtim të shëndetit mendor.Përmes librit Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti, nxënësit/et bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm për zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit të tyre. Ai u jep mundësi të barabarta për praktikimin e ushtrimeve dhe sporteve, duke krijuar grupe homogjene të nxënësve me aftësi ndryshe, si dhe grupe nxënësish me aftësi më të avancuara nga të tjerët.Libri i klasës së shtatë është material që ofron vazhdimësi të njohurive paraprake nga klasa e gjashtë. Ky libër është bazuar në programin lëndor për klasën e 7-të, i cili është përpiluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Përmbajtjet dhe aktivitetet realizuese bazohen në veçoritë e moshës 12-vjeçare, ndërsa njësitë mësimore janë të orientuara drejt zotërimit të kompetencave të parapara.Ky libër u ofron nxënësve bashkëpunim, kreativitet, motivim dhe imagjinatë, duke plotësuar kështu nevojat e tyre për transformim dhe zhvillim. Gjithashtu, ky libër me njësitë mësimore që trajton, u jep mundësinë nxënësve të socializohen me bashkëmoshatarët, përmes lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme sportive.Libri përmban gjithashtu, shumë udhëzime e këshilla për iniciativa, edukim, kreativitet, siguri, mirëqenie dhe shëndet të mirë.Andaj, nxënës të dashur, duke pasur parasysh rolin thelbësor të aktivitetit fizik në shëndetin tonë, duhet të ushtrohemi sa më shpesh. Në këtë mënyrë, ne e kthejmë atë në stil jetese dhe përfitojmë sa më shumë në drejtim të shëndetit fizik dhe mendor.5

