Page 72 - Demo
P. 72


                                    70Ekziston një lidhje e përhershme midis njeriut dhe natyrës. Për rrjedhojë, mund të themi se ekziston një ndërveprim midis tyre. Gjatë veprimtarisë së tij jetësore, njeriu e ndryshon mjedisin natyror, duke e kthyer atë në një mjedis artificial. 7 Natyra dhe shëndetiNë ditët e sotme, mjediset natyrore shfrytëzohen për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, pjesë e të cilave është edhe sporti. Aktivitetet fizike në natyrë janë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut. Në këtë aspekt, sporti dhe veprimtaritë e lidhura me të, luajnë rol kyç në mirëqenien fizike dhe jo vetëm. Aktivitetet në natyrë i ofrojnë njeriut një sërë përfitimesh për shëndetin: ndikojnë në uljen e nivelit të stresit, përmirësojnë gjumin dhe shëndetin mendor, ulin nivelin e agresivitetit, zhvillojnë lidhjet sociale dhe rritin nivelin e kënaqësisë prej jetës. 
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76