Page 73 - Demo
P. 73
71AKTIVITETET FIZIKE NË NATYRË DHE RËNDËSIA E MJEDISIT TEMA 7Mjedisi natyror mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme në funksion të shëndetit fizik dhe mendor, nga lojërat, si: basketbolli, futbolli, tenisi, volejbolli, ecja, vrapimi, deri tek ushtrimet e meditimit, siç është për shembull joga. Studime të ndryshme tregojnë për rëndësinë që ka natyra në shëndetin e njeriut, andaj duhet ta ruajmë dhe ta mbajmë pastër mjedisin ku jetojmë.Ashtu sikurse duhet të sillemi me njëri-tjetrin duke treguar respekt reciprok, ashtu duhet të sillemi edhe me natyrën duke e mbrojtur dhe duke u kujdesur për të. Të kujdesesh për natyrën, do të thotë të kujdesesh për veten.

