Page 75 - Demo
P. 75
73AKTIVITETET FIZIKE NË NATYRË DHE RËNDËSIA E MJEDISIT TEMA 7Joga Joga është një praktikë e lashtë, e cila vjen nga filozofia hinduiste. Ajo përfshin aspekte të ndryshme të trupit, mendjes dhe frymëmarrjes. Nëpërmjet jogës synohet krijimi i harmonisë së trupit me mendjen. Kjo mund të arrihet përmes pozicioneve të caktuara të trupit, qetësimit dhe meditimit. Jogës i atribuohen shumë përfitime për shëndetin e trupit dhe mendjes, si: rritja e fleksibilitetit, reduktimi i stresit dhe qetësimi i mendjes, përmirësimi i forcës dhe i qëndrimit, si dhe rritja e vetëdijes së trupit dhe ndërgjegjësimit të vetes. Joga përfshin teknika të ndryshme si për fillestarët, ashtu edhe për profesionistët.Asana përfshin pozicionet e trupit që praktikohen në joga për të përmirësuar fleksibilitetin, forcën dhe qëndrueshmërinë. Për të praktikuar një asanë, mund të ndiqni hapat e mëposhtëm.• Gjeni një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për praktikimin e jogës.• Shtroni një tapet të qëndrueshëm dhe vendoseni në pozicionin që ju pëlqen.• Në fillim, mund të praktikoni disa teknika frymëmarrjeje dhe ushtrime të shtrira, për të relaksuar trupin dhe mendjen.• Zgjidhni asanën që dëshironi të praktikoni dhe vendosuni në pozicionin fillestar.• Përpiquni ta mbani trupin drejt dhe qëndroni ashtu për disa sekonda deri në një minutë, në varësi të pozicionit që po praktikoni.• Sigurohuni që frymëmarrja të jetë e qetë dhe e rregullt.Duhet të tregoni shumë kujdes gjatë praktikimit të asanave dhe të mos krijoni pritshmëri për t’u perfeksionuar që në fillim. Gjithashtu, është e rëndësishme të dëgjoni trupin dhe të mos i tejkaloni mundësitë tuaja fizike. Me kalimin e kohës dhe praktikë të vazhdueshme, do të ndieni një përmirësim në fleksibilitet dhe qëndrueshmëri. Kështu, do të arrini të realizoni asana më të avancuara.1. Së bashku me shokët dhe shoqet e lagjes, organizoni një lojë sportive.2. Bisedoni me shokët dhe shoqet e klasës për rolin që luajnë aktivitetet në natyrë në shëndetin e njeriut.3. Gjeni një ambient të përshtatshëm dhe filloni të praktikoni jogën.Aktivitet

