Page 9 - Demo
P. 9
7Ndikimi i sportit dhe aktivitetit fizik në shëndetin e njeriutSporti është aktivitet që përfshin përpjekje (lëvizje) fizike, me anë të së cilave një individ ose ekip konkurron kundër një individi ose ekipi tjetër. Në përgjithësi, sportet përfshijnë rregulla që janë hartuar dhe pranuar nga organizatat botërore përkatëse, në bazë të së cilave organizohen garat dhe lojërat sportive.Të dhënat tregojnë se sporti ka lindur në vitin 2000 para Krishtit. Që nga ajo kohë e deri më sot, sporti ka pësuar një zhvillim të vrullshëm. Sportet ndahen në:• sporte rekreative;• sporte amatore;• sporte gjysmëprofesionale;• sporte profesionale;• sporte rekreative.Në Kosovë, federatat sportive janë të anëtarësuara në organizatat botërore me të drejta të plota dhe janë të barabarta me të gjitha federatat e tjera sportive në mbarë globin.Sporti dhe aktiviteti fizik janë faktorët kryesorë që ndikojnë në mirëqenien fizike dhe në shëndet. Si sporti, ashtu edhe aktiviteti fizik, u referohen të gjitha lëvizjeve, ku përfshihen: vrapimi, çiklizmi, ecja në natyrë, ecja me rroshlla, rekreacioni aktiv dhe lojërat për argëtim. Të gjitha këto aktivitete mund të realizohen në formë kompeticionesh apo garash, por edhe për kënaqësi.Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve, si: sëmundjet e zemrës, sulmi në tru, diabeti, kanceri i gjirit, i zorrës së trashë etj. Gjithashtu, ndihmon në parandalimin e hipertensionit, mbipeshës, obezitetit, si dhe përmirëson dukshëm shëndetin mendor, cilësinë e jetës dhe mirëqenien. 1.1

